img-0
img-8

Dr. Claudio Milani

Arsimi

– Nga 1975 deri ne vitin 1982 kreu Fakultetin e Mjekësisë dhe Kirurgjisë të Universitetit të Padovës, dhe Institutin e Urologjisë të drejtuar nga Profesor Francesco Pagano në 3 vitet e fundit të kursit të diplomës.
-Në Dhjetor të vitit 1987 u regjistruar në Shkollën e Specializimit në Urologji duke marrë Diplomën e Specializimit në Disiplinë, me rezultate të shkëlqyera.

Punësimi

‍-Dr. Claudio Milani është Specialist në Urologji që nga viti 1987 dhe aftësitë kryesore të marra ndër vite përfshijnë parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve urologjike të të dy gjinive.
-Nga dhjetori i vitit 1984 deri më shkurt të vitit 1993, punoi në Shtëpinë e të moshuarve, “Morgagni” në Padova me veprimtari klinike dhe organizative në menaxhimin e pacientëve të Prof. Francesco Pagano.
-Në Mars të vitit 1993 ka asistuar si   si asistent  mjekësor në Institutin e Urologjisë të Universitetit të Padovës.
-Në Prill të vitit 2003 u transferua në Njësinë e Urologjisë të Spitalit S. Antonio në Padova, me rolin e nëndrejtorit dhe shefit të Strukturës “Laparoskopia Urologjike”.
-Nga korriku 2005 deri më mars të vitit 2021 ka qënë Drejtor i përgjithshëm i departamentit të Urologjisë në spitalin “ss. Giovanni e Paolo” në Venecia.
-Nga Prilli I vitit 2021 ka kryer veprimtari klinike si freelancer, duke kryer ndërhyrje kirurgjikale në ambiente private të lidhura me Sistemin Kombëtar të Shëndetit.
-Pjesmarrës në Kurse dhe Kongrese të shumta të Urologjisë, si pedagog apo folës dhe është autor i mbi 167 botimeve shkencore në revista kombëtare dhe ndërkombëtare.
-Nga viti 1994 deri në vitin 2005 ka qënë pedagog në Shkollën e Specializimit të Urologjisë në Universitetin e Padovës.
Dr. Claudio Milani është autor i më shumë se 10,000 procedurave kirurgjikale :
– 1600 operacione të mëdha onkologjike (veshka, fshikëza, prostata, testikuj).
-760 kirurgji rindërtuese (derivime urinare, uretroplastikë për stenozë dhe keqformime, reimplante ureteral, pieloplastikë) në moshën e rritur dhe pediatrike.
-2100 endoskopi të traktit të poshtëm urinar (neoplazitë e fshikëzës, hipertrofia e prostatës, shtrëngimet e uretrës).
-1250 endoskopi të traktit të sipërm urinar (gurë, neoplazi, shtrëngime).
-165 ndërhyrje me teknikë laparoskopike të asistuar nga robotët

Kontakto Mjekun

Shkruani mesazhin tuaj për Dr. Claudio Milani

Ju do të kontaktoheni menjëherë nga Dr. Claudio Milani