Dr. Carmelo Pozzo

Arsimi

-Më 1979- 1986 diplomuar në mjekësi dhe kirurgji në Universitetin e Perugia
-Nga nëntori 1988 deri në tetor 1992 ka kryer Specializimin në Onkologjin Mjekësor
-Më 1999 ai ka qenë një drejtor mjekësor në degën e Onkologjisë Mjekësore në Njësinë e Onkologjisë Mjekësore të Universitetit Katolik të “Zemrës së Shenjtë
-Më 2003-2004, pjesmarrës në një projekt të KB (Programi i Zhvillimit të Kombit të Bashkuara) për zbatimin e trajtimit të kancerit në Lindjen e Mesme dhe në veçanti në Izrael dhe territoret Palestineze.

-Në vitin 2009-2010, pjesmarrës I trajnimit menaxherial në një industri të rëndësishme farmaceutike me seli në Bruksel, si Drejtor mjekësor në sektorin e onkologjisë (çështjet klinike dhe mjekësore) për vendet në zhvillim të Evropës Lindore, Afrikës dhe Lindjes së Mesme

Punësimi

-Dr. Carmelo Pozzo, specialist në Onkologjinë Mjekësore, është drejtori i ri i Njësisë Operative të Fondacionit ‘John Paul II’ dhe i ‘Poliklinikës Gemelli’ në Romë, me mbi dhjetë vjet përvojë në këtë fushë.

-Që nga viti 1999 ai ka qenë një drejtor mjekësor në degën e Onkologjisë Mjekësore në Njësinë e Onkologjisë Mjekësore të Universitetit Katolik të “Zemrës së Shenjtë”, dhe aktualisht është profesor i Onkologjisë Mjekësore, në kursin e diplomës në Mjekësi dhe Kirurgji të të njëjtit Universitet.

-Është anëtar aktiv i Shoqatës Italiane të Onkologjisë Mjekësore, të Shoqatës Evropiane të Onkologjisë Mjekësore, të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike Redaktor i asociuar i disa revistave ndërkombëtare të onkologjisë dhe bashkëautor i rreth dyzet artikujve dhe abstrakteve origjinale të botuara në revista ndërkombëtare, në lidhje me terapinë e tumoreve dhe menaxhimin e pacientëve me kancer në të gjitha fazat e sëmundjes.

-Është anëtar i komiteteve të ndryshme ndërkombëtare të rishikimit të provave klinike dhe bordeve këshilluese në lidhje me zhvillimin e barnave të reja në terapinë e tumoreve të ngurta dhe është i përfshirë në mënyrë aktive në shoqata dhe iniciativa të ndihmës sociale për të mbështetur pacientët me kancer dhe familjet e pacientëve.

Kontakto Mjekun

Shkruani mesazhin tuaj për Dr. Carmelo Pozzo

Ju do të kontaktoheni menjëherë nga Dr. Carmelo Pozzo