Dr. Carlo Fucci

Arsimi

1975 – Diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji (Universiteti “La Sapienza” Romë)

1978 – Specializuar në Kirurgjinë e Sistemit Digjestiv – Universiteti i Romës.

1983 – Specializuar në Kirurgjinë Torakale – Universiteti i Triestes.

1990 – Specializuar në Kardioangiokirurgji – Universiteti i Bolonjës.

Punësimi

Në vitet 1976-1978, Asistent i Kirurgjisë së Përgjithshme me sallën e operacionit dhe aktivitetet e ndihmës së parë, Spitali “BUONCONSIGLIO”, Napoli.

Në vitin 1978, Mjek i brendshëm dhe praktikant në Divizionin e Kardiokirurgjisë si në sallën e operacionit ashtu edhe në kujdesin intensiv, Shoqëria spitalore universitare ‘’OSPEDALI RIUNITI’’ i Triestes.

Në vitet 1980-1982, Asistent në Departamentin e Kardiokirurgjisë si në sallën e operacionit ashtu edhe në terapi intensive, Shoqëria spitalore universitare ‘’OSPEDALI RIUNITI’’ i Triestes.

Në vitet 1982-1984, Mjek i brendshëm pranë Departamentit Mjeko-Kirurgjik të Kardiologjisë Pediatrike. Eksperiencë në sallën e operacionit dhe të kujdesit intensiv në sëmundjet komplekse kongjenitale të zemrës, Spitali pediatrik “BANBINGESU”, Romë.

Në vitin 1984, Asistent në Departamentin e Kardiokirurgjisë të Spitalit
St. Antonius në Utrecht, përgjegjës për kujdesin intensiv dhe njëkohësisht për sallën e operacionit, veçanërisht në lidhje me kirurgjinë koronare, Spitali
ST. ANTONIUS-UTRECHT, Hollandë.

Në vitet 1984-1986, Mjek i brendshëm pranë Departamentit të Kardiologjisë Pediatrike. Eksperiencë në sallën e operacionit dhe të kujdesit intensiv në sëmundjet komplekse kongjenitale të zemrës, Spitali pediatrik “BANBINGESU”, Romë.

Në vitet 1986-1990, Asistent në Departamentin e Kardiokirurgjisë, SHOQËRIA SPITALORE CIVILE, Brescia.

Në vitet 1990-1997, ndihmës në Divizionin e Kardiokirurgjisë, SHOQËRIA SPITALORE CIVILE, Brescia.

Në vitet 1997-2000, Shef i Divizionit të Kardiokirurgjisë, Klinika S. ROCCO DI FRANCIACORTA- SSN e akredituar.

Kontakto Mjekun

Shkruani mesazhin tuaj për Dr. Carlo Fucci

Ju do të kontaktoheni menjëherë nga Dr. Carlo Fucci