Prof. Dr. Alberto Pasqualin

Arsimi

Më 1976 U Diplomua në Mjekësi dhe Kirurgji në Padova. Më 1981 kreu specializimin në Neurokirurgji në Milano. Më 1976 ,u diplomua në ECFMG për Praktikë Mjekësore në SHBA. Më 1985 kryen Specializimin në Neurokirurgjinë Evropiane (EANS). Më 1988 kreu master: “Research Associate”në Laboratori Cerebrovaskular, në Universitetin Virxhinias, “Charlottesville”, në SHBA. Nga 1991 deri më tani Profesor në Shkollat e Specializuara në Neurokirurgji dhe në Kirurgjia Plastike nga 2005-06 deri më tani. Nga viti 1980 deri në 1992, Asistent në Neurokirurgjinë, Departamenti i NCH i Veronës. Nga viti 1992 deri në 2004 ,Asistent në Neurokirurgjinë, Departamenti i NCH i Veronës. Nga viti 2005 ,Drejtues i Strukturës Organizative të Neurokirurgjisë Vaskulare, Departamenti i NCH i Veronës.

Punësimi

Prof. Dr. Alberto Pasqualin perfaqeson një nga Ekselencat botërore në specialitetin e Neurokirurgjisë dhe kryen ne Spitalin Salus nderhyrje kirurgjikale te lidhura me patologjite neurologjike dhe neuro-endokrinologjike. Prof. Dr. Pasqualin nga janari i vitit 1999 e deri më tani është Drejtor i Seksionit të Neurokirurgjisë Vaskulare në Verona. Në 2014 ishte Kryetar i “Konferencës së 7-të të Kirurgjisë Stroke të Evropian-Japoneze”. Nga viti 2013 e deri më tani ai ka vepruar si Koordinator Kombëtar i Seksionit Vaskular të Shoqërisë Italiane te Neurokirugjisë. Ka kryer më shumë se 1200 operacione për aneurizma cerebrale dhe më shumë se 400 operacione për angioma cerebrale. Ai ka botuar gjithashtu 170 artikuj me gjatësi të plotë, ka redaktuar 3 libra mbi neurokirurgjinë vaskulare dhe ka përgatitur kapituj të ndryshëm për botime prestigjioze ndërkombëtare.

Kontakto Mjekun

Shkruani mesazhin tuaj për Prof. Dr. Alberto Pasqualin

Ju do të kontaktoheni menjëherë nga Prof. Dr. Alberto Pasqualin