Mitet e alergjive në periudhës së verës.

Nuk shkon dot të notosh sepse mendon se ke alergji nga klori???🤔
Stina e verës supozohet të jetë periudha më e bukur e vitit por ekzistojnë disa mite rreth alergjive në këtë periudhë që nuk lejojnë përjetimin më të mirë të saj.

1. Alergjitë në ambientin e jashtëm ndodhin vetëm në pranverë dhe në vjeshtë.

�Polenet mund të jetë në ajër edhe në fillim të verës, gjë që mund të çojë në teshtitje, kruarje të hundës dhe lotim dhe kruajtje të syve. Gjithashtu sporet e mykut mund të jenë të pranishëm edhe gjatë verës, veçanërisht në zonat me lagështi të lartë, dhe mund të shkaktojnë shenja alergjie të rëndësishme deri në simptoma të asthmës. Nëse këto alergji verore ju pengojnë të dilni jashtë, mjekime si antihistaminikët dhe spray intranasalë mund tju ndihmojnë në largimin e tyre. Nëse simptomat e alergjisë vazhdojnë dhe jeni të lodhur nga përdorimi i ilaçeve, mund të jeni kandidat për trajtimin me imunoterapi(vaksina kundër alergjisë).

�2. Kam alergji ndaj klorit. Unë nuk mund të notoj. �Klori është një dezinfektues i zakonshëm që përdoret në pishina për t’i bërë ato të sigurta. Mund të veprojë si një ngacmues dhe agravues te simptomave te alergjisë, por kjo nuk do të thotë që kemi të bëjmë me një alergji nga klori si ajo që mund të shkaktohet nga ushqimet, polenet apo insektet. Sidoqoftë, mund të çojë në skuqje të lëkurës dhe kollë, si dhe acarim të syve dhe hundës.

�3. Unë jam alergjik ndaj mushkonjave. Më duhet të qëndroj brenda dhe i veshur me te gjata.�Mushkonjat janë shumë të bezdisshme gjatë verës, por ato rrallë shkaktojnë reaksione alergjike siç bëjnë bletët. Sigurisht, mushkonjat mund të transmetojne sëmundje, të tilla si virusi Zika dhe encefaliti i West Nilit por jo simptoma alergjie të rëndësishme. Nëse pickoheni nga mushkonjat, mund të merrni një antihistaminë dhe të aplikoni një krem hidrocortizon për t’ju lehtësuar kruajtjet.�

4. Sa herë që shikoj diellin, teshtij. Unë duhet të jem alergjik ndaj dritës së diellit.�Nëse keni shpërthime teshtimash një pas një kur lëvizni drejt një zone me diell, keni një refleks te shtuar të teshtitjeve. Nuk është vetë drita e ndritshme që shkakton refleksin e teshtitjes, por ndryshimi i intensitetit të saj. Ky ndryshim nxit nervat e syrit që shkojnë në tru, i cili më pas stimulon nerva të tjerë që shkaktojnë teshtitjen. Kjo është një gjendje shumë e zakonshme që mendohet se prek deri në 35% të popullsisë dhe priret të trashëgohet në familje. Nuk është një situatë e rrezikshme dhe nuk ka asnjë ilaç për ta trajtuar kete refleks.

�5. Disa fruta dhe perime të freskëta më krijojnë bezdi në gojë dhe kruarje. Duhet të jetë një alergji ushqimore shumë e rrezikshme per mua.�Nëse vuani nga irritime në gojë ose gërvishtjet në fyt pas ngrënies së disa frutave ose perimeve të papërpunuara, mund të keni sindromin e alergjisë polen-ushqim i njohur gjithashtu si sindromi i alergjisë orale.
PFAS-sindroma e alergjisë polen-ushqim shkaktohet nga alergenë që kanë reaksion të kryqëzuar mes tyre të cilët gjenden edhe në polene edhe në disa fruta dhe perime. Simptomat e sindromës së alergjisë orale përfshijnë kruarje në gojë, gërvishtje në fyt apo ënjtje të buzëve, gojës ose gjuhës.
Simptomat largohen shpejt pasi frutat apo perimet kapërdihen dhe trajtimi nuk është i nevojshëm zakonisht. Gjithashtu nëse këto ushqime konsumohen te gatuara si rezultat i tjetërsimit të proteinave të tyre simptomat nuk shfaqen.

Kontakto ne 0682053180 per te rezervuar nje vizite alergologjike me mjeken Gjustina Loloci!

TË TJERA