Menopauza, ja çfarë duhet të dini?

Menopauza nuk është thjeshtë një datë që nga pikëpamja gjinekologjike njihet si 12 muaj pa cikël, por një periudhë tranzicioni që mbart shumë ndryshime në vetvete, ndryshime hormonale, fizike, emocionale, psikologjike të gruas. Në këtë periudhë ndryshimesh përfshihet dhe perimenopauza dhe postmenopauza. Zakonisht ndodh rreth moshës së mesme duke sjellë dhe mbylljen e ciklit riprodhues të tyre. Ardhja e saj kuptohet lehtësisht nga frenimi i ciklit, por ky është një proçes i dorës së dytë krahasuar me atë nëpër të cilin kalojnë vezoret.
Këto shuhen dhe nuk prodhojnë dot me hormone, duke ndikuar në pothuajse të gjitha sistemet e trupit, sistemi riprodhues, truri, lekura etj. Është një ndryshim natyror fiziologjik dhe jo sëmundje edhe pse disa gra e kanë më të vështirë se të tjerat. Fillimisht rrallohet ovulimi dhe bashkë me të edhe ciklit menstrual. Nëse ky ndryshim thellohet, fillojnë e shfaqen simptoma paramenopauzale. Pas disa vitesh cikli të çrregullt, ndalojnë përfundimisht.
🔹Faktorë të menopauzes së hershme:
Sëmundjet autoimune
Kimioterapia
Radioterapia
Diabeti
Kirurgjia etj
🔹Simptomat
Paqëndrueshmëria e eneve të gjakut sjell:
Afshe të nxehta
Djersitje natën
Ethe të papritura
Pagjumësi, gjumi jo i rehatshëm, etj
🔹Atrofia uro genitale sjell:
Tharje vaginale
Dobësim të membranës së vulves vagines cerviksit etj
Kruajtje
Irritabilitet
Fenomene disurike dhe disparueni, mosmbajtje të urinës etj
Rritje të infeksioneve vaginale dhe urinare etj
Problemet kockore
Osteoporoza
Dhimbje të artikulacioneve
Dhimbje muskulore etj
🔹Probleme të lekurës dhe indeve të buta:
Atrofi të gjoksit
Atrofi, dhe humbje të elasticitetit të lëkurës
Ndjesi shpimesh mbi ose nën lekurë
🔹Problemet psikologjike
Shqetësime të humorit
Irritim
Lodhje
Humbje kujtese dhe probleme përqëndrimi
Ankth
🔹Probleme seksuale:
Rënie të dëshirës seksuale
Humbje të ndjeshmërisë
Dhimbje gjatë aktit etj
📥Për të rezervuar konsultën ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm