Menopauza, çfarë duhet të dini!

👩‍⚕️🏥Menopauza nuk eshte thjesht nje date qe nga pikpamja gjinekologjike njihet si 12 muaj pa cikel, por nje periudhe tranzicioni qe mbart shume ndryshime ne vetvete, hormonale, fizike, emocionale, psikologjike te gruas. Ne kete periudhe ndryshimesh perfshihet dhe perimenopauza dhe postmenopauza. Zakonisht ndodh rreth moshes se mesme duke sjelle dhe mbylljen e ciklit riprodhues te tyre. Ardhja e saj kuptohet lehtesisht nga frenimi i ciklit, por ky eshte nje proces i dores se dyte krahasuar me ate neper te cilin kalojne vezoret.

📍Keto shuhen dhe nuk prodhojne dot me hormone, duke ndikuar ne pothuajse te gjitha sistemet e trupit, sistemi riprodhues, truri, lekura etj Eshte nje ndryshim natyror fiziologjik dhe jo semundje edhe pse disa gra e kane me te veshtire se te tjerat. Fillimisht rrallohet ovulimi dhe bashke me te edhe cikli menstrual. Nese ky ndryshim thellohet, fillojne e shfaqen simptoma paramenopauzale. Pas disa vitesh cikli te crregullt, ndalojne perfundimisht.

📍Mesatarja eshte 51 vjece, dhe mosha normale e fillimit eshte 45-55 vjece. Ka edhe raste mbi 55 vjec qe njihen si menopauze e vonshme, dhe para 45 vjece si menopauze e hershme.

Faktore te menopauzes se hershme:
👉Semundjet autoimune
👉Kimioterapia
👉Radioterapia
👉Diabeti
👉Kirurgjia etj

Simptomat
Paqendrueshmeria e eneve te gjakut sjell:
👉Afshe te nxehta
👉Djersitje naten
👉Ethe te papritura
👉Pagjumesi, gjumi jo i rehatshem, etj

Atrofia uro genitale sjell:
👉Tharje vaginale
👉Dobesim te membranes se vulves vagines cerviksit etj
👉Kruajtje
👉Irritabilitet
👉Fenomene disurike dhe disparueni, mosmbajtje te urines etj
👉Rritje te infeksioneve vaginale dhe urinare etj

Problemet kockore
👉Osteoporoza
👉Dhimbje te artikulacioneve
👉Dhimbje muskulore etj

Probleme te lekures dhe indeve te buta:
👉Atrofi te gjoksit
👉Atrofi, dhe humbje te elasticitetit te lekures
👉Ndjesi shpimesh mbi ose nen lekure

Problemet psikologjike
👉Shqetesime te humorit
👉Irritim
👉Lodhje
👉Humbje kujtese dhe probleme perqendrimi
👉Ankth

Probleme seksuale:
👉Renie te deshires seksuale
👉Humbje te ndjeshmerise
👉Dhimbje gjate aktit etj

Konsulta mjekesore sidomos ne vitet e para te menopauzes eshte shume e nevojshme per keto qellime:
✅Per te filluar terapine hormonale zevendesuese- behet perzgjedhja e pacienteve qe perfitojne, pershtatet lloji i terapise dhe vleresohen efektet e kohzgjatja e saj
✅Per vleresimin transvaginal te uterusit dhe vezoreve- per parandalim te semundjeve kanceroze qe kane incidence te larte te shfaqen ne keto mosha( zakonisht jane semundje te heshtura qe zbulohen rastesisht ose ne faza te avancuara- ndaj kontrollet duhet te jene periodike vjetore)
✅Per vleresim pelvik- per infeksionet, prolapset,etj
✅Per vleresim te metabolizmit kockor- per osteoporozen dhe trajtimin e saj
✅Trajtimin e problemeve te vecanta

☎️Kontakto me mjeken gjinekologe Ledja Toro per me shume informacion ose rezervo nje vizite ne 0682053180 / www.salus.al

TË TJERA

Kanceri i Kolonit

🔺Kanceri i zorrës së trashë është lloji më i zakonshëm i kancerit gastrointestinal. Ky është një proces i sëmundjes multifaktoriale, me etiologji që përfshin faktorët

Lexo më shumë »