Lëndimet më të zakonshme të gjurit janë ato që prekin meniskun, dy struktura të vogla fibro-kartilagjenoze në formë C të vendosura midis kockës femorale dhe tibiale.
Menisqet lejojnë një shpërndarje më të mirë të ngarkesës në kërcin e gjurit, duke i zbutur ato dhe duke garantuar në të njëjtën kohë mekanikën e duhur të lëvizjes.
Lëndimet meniskale mund të klasifikohen në dy grupe të mëdha:
1.Dëmtimet meniskale me origjinë traumatike
2.Dëmtimet meniskale me origjinë degjenerative: menisku demtohet pas një lëvizje të dukshme banale, siç është ngritja e shpejtë nga një pozicion i ulur.
Pas një dëmtimi meniskal, gjuri humbet integritetin e tij mekanik, duke vënë në krizë mekanizmat e sofistikuar që e rregullojnë atë.
Gjatë një lëvizjeje të thjeshtë ose pas një traume meniskusi mund të “pickohet” midis tibisë dhe femurit, duke u shkëputur si një copë rrobe të mbërthyer në një derë.
Shkaqet: Menisku është veçanërisht i ndjeshëm, kur në të janë aplikuar forca shtypëse dhe që shoqërohen me lëvizje përdredhëse. Nga kjo rrjedh se, shumica e ngjarjeve traumatike ndodhin kur gjuri pëson një traumë në rrotullim.
Për fat të mirë, trupi ynë është shumë më efikas dhe rezistent se çdo ingranazh i projektuar nga njeriu edhe pse, për fat të keq, kapaciteti rigjenerues i menisqeve është shumë i ulët.. Ndaj edhe kontrolli tek ortopedi është i domosdoshëm dhe i paevitueshëm.
Nëse keni probleme me gjurin apo artikulacione të tjera dhe dëshironi të lini një takim me mjekët tanë ortopedë italianësi: Dr. Di Placido, Dr. Luziatelli, Dr. Ghinelli dhe Dr. Naccari kontaktoni në nr 042390500 / 0682053180