Mastektomia

🔹Një ndër metodat kryesore të luftës kundër kancerit të gjirit është Mastektomia, një procedurë kirurgjikale e cila përfshin heqjen e të gjithë gjirit ose e një pjese të tij, për të trajtuar ose parandaluar përhapjen e kancerit.

Disa nga rastet kur mund të rekomandohet Mastektomia:
• Kur tumoret janë të mëdhenj në raport me madhësinë e gjirit.
• Kur ka më shumë se një tumor në gjoks ose tumoret ndodhen në vende të ndryshme të gjirit.
• Kur kanceri është përhapur nëpër indet përreth gjirit ose në nyjet limfatike.
• Kur është diagnostikuar kancer i gjirit i tipit “in situ” (DCIS), i cili është kanceri në fazën më të hershme.
• Kur është diagnostikuar kancer i tipit invaziv.
• Nëse ka histori familjare të kancerit të gjirit.
• Nëse janë identifikuar mutacione gjenetike të caktuara si BRCA1 ose BRCA2.
• Nëse kanceri rikthehet pas një trajtimi të mëparshëm.
• Disa gra zgjedhin Mastektominë si një masë parandaluese, sidomos ato me risk të lartë gjenetik.

👨‍⚕️Prof. Dr. Costantino Zingaretti, me një karrierë të ndritur dhe me një eksperiencë të pasur në fushën e kirurgjisë, ka qenë pjesë e shumë konferencave dhe publikimeve ndërkombëtare. Si pjesë e Spitalit Salus ka kryer një numër të lartë të ndërhyrjeve nga më të komplikuarat, të gjitha me sukses të plotë!

✅Në Spitalin Salus, pas heqjes së gjirit ofrohet edhe mundësia e vendosjes së protezës së gjirit, në mënyrë që të prekurat nga ky operacion të mos ndihen ndryshe në trupin e tyre dhe t’i rikthehen jetës në normalitet.

Për të rezervuar konsultën ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit: 📲+355 68 20 531 80 / +355 4 23 90 500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al

𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭