Mastektomia është një ndërhyrje kirurgjikale e rekomanduar rastet e Kancerit të gjirit si një nga metodat më efiçiente që parandalon përsëritjen e Kancerit dhe ndihmon në përcaktimin e mënyrës së trajtimit për ndjekjen e mëtejshme të pacientit.
Realizimi i Mastektomisë në Kancerin e Gjirit sjell këto përfitime:
1- Heqjen e masës tumorale deri në kufij të shëndoshë kirurgjikal.
2- Parandalimin e rekurencave (përsëritjeve).
3- Planifikimin e mëtejshëm të mënyrës së trajtimit (terapi shtesë).
⚕️Kryerja e ndërhyrjes kirurgjikale konsiston në heqjen e gjirit të anës së prekur nga patologjia tumorale. Mastektomia është lloji i ndërhyrjes kirurgjikale që propozohet të kryhet si një nga
mënyrat kryesore të trajtimit të Kancerit të Gjirit.
✅Kjo ndërhyrje kryhet në anestezi të përgjithshme. Operacioni zgjat një deri në dy orë. Përpara ndërhyrjes kirurgjikale pacienti kryen të gjitha ekzaminimet klinike të domosdoshme dhe konsultohet me mjekun Anestezist për medikamentet që përdor dhe mënyrën e anestezisë që do të aplikohet.
⚕️Prof. Dr. Zingaretti, mjek kirurg i ekselencës botërore në fushën e kirurgjisë është pjesë e Spitalit Salus prej vitesh dhe ka kryer mijëra operacione deri tek ato më të komplikuarat me sukses të plotë!
✅Pas heqjes së gjirit ofrohet edhe mundësia e vendosjes së protezës së gjirit, në mënyrë që të prekurat nga ky operacion të mos ndihen ndryshe në trupin e tyre dhe ti rikthehen jetës në normalitet.
☎️Kontakto: 0682053180