Markuesit tumoralë

Markuesit tumoralë janë molekula të cilat në përqendrime më të mëdha në gjak, urinë ose ind tregojnë se pacienti ka praninë e tumoreve.

Ndryshe nga një biopsi tradicionale, ku rezultati është një “fotografi” e pjesshme e tumorit relativ vetëm në vendin ku është marrë indeksi, me biopsine e lëngshme është e mundur të përcillet evolucioni i sëmundjes. Kjo është arsyeja pse studimi i tyre është me rëndësi thelbësore për aplikimin e terapive të reja.

Markuesi tumoral më i njohur është PSA (antigjeni specifik i prostatës). Kryerja e testit të PSA është i domosdoshëm në meshkujt e moshës mbi 45 vjeç!

PSA është proteinë e prodhuar nga qelizat e gjëndrës së prostatës dhe mund të përdoret për të zbuluar sëmundje të ndryshme, veçanërisht kancerin në prostatë. Prania e vlerave anormale nuk do të thotë domosdoshmërisht që vuani nga kanceri i prostatës, por mund të lidhet me çrregullime të përkohshme të prostatës.

Një tjetër markues tumoral specifik është CA 125 i prodhuar nga vezoret. Është antigjen i karcinomës së mitrës dhe vezoreve. Në shumicën e rasteve vlerat e Ca 125 rriten kur tumori është akoma i lokalizuar vetëm në vezore duke ndihmuar kështu në diagnostikimin e hershëm të sëmundjes. Vlerat e Ca 125 rriten edhe gjatë karcinomës së mitrës apo qafës së mitrës, ato tubulare, të mushkërive, pankreasit, gjirit dhe kolonit, por edhe te metastazat e një karcinome tjetër në këto organe.

▶️Po ashtu në Salus kryhen edhe analizat për markuesit tumoralë të:

  •  Alfafetoproteina
  • HE4
  • CA 15-3
  • CA 19-9
  • CA-125
  • CA 50
  • CA 72-4
  • PSA TOTALE
  • PSA E LIRË
  • CEA
  • CYFRA 21
  • NSE, etj.

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm