Mamografia

Mamografia mund të ndihmojë në reduktimin e vdekjeve nga kanceri i gjirit tek gratë e moshës 40-74 vjeç. Mitet rreth përdorimit, sigurisë dhe efektivitetit të mamografisë vazhdojnë.
Miti: Mamografia shkakton kancer
Fakti: Aparatura e mamografisë përdor rrezatim minimal për të prodhuar imazhet e indeve të gjirit. Ndërsa çdo ekspozim rrezatimi rrit rrezikun për prekjen nga kanceri, mamografia përdor procedura me rrezatim të ulët.

⚠️Miti: Nuk kam nevojë për mamografi sepse nuk kam simptoma ose histori familjare të kancerit të gjirit.
Fakt: Një mamografi mund të shpëtojë jetën tuaj! Nëse nuk keni simptoma nuk do të thotë që nuk jeni të prekur nga kanceri i gjirit. Simptomat mund të jenë ënjtje ose ndryshime të lëkurës. Ndonjëherë kanceri i gjirit nuk ka simptoma. Është e vërtetë që rreziku rritet nëse në familjen tuaj të afërt ka histori me kancer të gjirit, por çdo grua në çdo moshë mund të zhvillojë kancerin e gjirit. Rreziku juaj gjithashtu rritet nëse pini duhan ose jeni mbipeshë.

Miti: Mamografia është e dhimbshme
Fakt: Mamografia mund të jetë e pakëndshme, por nuk është e dhimbshme. Kompresimi i gjirit është i nevojshëm për të marrë imazhet më të mira.
Departamenti i Radiologjisë.

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm