Malformacionet maksilofaciale përfshijnë një numër të madh deformimesh të skeletit të fytyrës. Ato ndahen në dy grupe të mëdha: kongjenitale dhe të fituara.
Një malformacion craniofacial përbën një anomali të zhvillimit embrional që sjell si rezultat një alteracion të kockave, të nofullave dhe të indeve të buta të mbivendosura.
Tre të katërtat (3/4) e malformacioneve të diagnostikuara që në lindje futen në kategorinë e malformacioneve craniofaciale.
Në grupin kongjenital përfshihen ato ndryshime që janë të pranishme tek individi që në lindje. Më e shpeshta në këtë grup është e ashtuquajtura ‘’çarje labiopalatine’’, e shkaktuar nga bashkimi jo i plotë i buzëve gjatë zhvillimit intrauterin.
Në pjesën e deformimeve të fituara maksilofaciale, ne mund të dallojmë katër grupe të ndryshme sipas shkaqeve të tyre:
➖Deformimet si pasojë e traumave të fytyrës në aksidente të ndryshme.
➖Deformimet me origjinë tumorale
➖Anomalitë e zhvillimit, të shkaktuara nga zhvillimi i pamjaftueshëm ose i tepërt i një ose më shumë elementeve të skeletit të fytyrës. Kur këto anomali të zhvillimit ndikojnë në maxilla dhe / ose nofull, është e lehtë të konkludohet se deformimi i fytyrës do të shoqërohet nga një ndryshim okluzal.
Po ashtu egzistojnë deformime të fituara maksilofaciale të shkaktuara nga atrofia e nofullave për shkak të edentulizmit gjithashtu kushtëzon një ndryshim në harmoninë e fytyrës.
Departamenti i Kirurgjisë Maksilo-Faciale dhe Stomatologjisë në Salus, ofron shërbime diagnostikuese dhe terapeutike një kategorie të gjerë pacientësh me problematika dhe patologji të regjionit të gojës, të kokës dhe të qafës. Departamenti meret me diagnozen dhe terapinë e patologjive të tipit neoplazik (tumorale), funksionale, traumatologjike.
Me eksperience 7 vjeçare, ky departament i nënshtron një përkushtim të veçantë korigjimeve të deviacioneve kraniomaxillo-faciale dhe dismorfozave të regjionit të kokës.
☎️Kontakto departamentin e Kirurgjisë Maxilo-Faciale të përbërë nga mjekë italianë me eksperiencë shumë vjeçare: 0682053180 /