Proteza e gjurit përbëhet nga tre komponentë kryesorë: komponenti femor, komponenti tibial dhe ndarësi plastik (polietileni).
Zëvendësimi i artikulacionit është më i përshtatshëm për pacientët që kanë probleme të konsiderueshme me dhimbjen dhe që kualitetin e jetës e kanë të ulur si pasojë e dhimbjes dhe kufizimit të lëvizjes.
Ekzistojnë lloje të shumta të implanteve të gjurit që mjekët dhe pacientët mund të diskutojnë para se të zgjedhin opsionin më të mirë.
Pavarësisht nga lloji, të gjithë implantet e gjurit kanë disa gjëra të përbashkëta.
Të gjithë përbëhen nga një komponent që bashkohet me kockën e kofshës dhe një që bashkohet me tibian, një nga dy kockat e kërcirit. Një implant zëvendësues i gjurit mund të ketë ose jo një përbërës patellar që imiton kupën e gjurit.
Disa përbërës, veçanërisht kushinetat, mund të jenë prej qeramike ose një përzierje qeramike dhe metali. Materialet duhet të jenë “biokompatibile” që do të thotë se ato nuk mund të shkaktojnë përgjigjen e refuzimit të trupit. Implantet e gjurit janë relativisht të lehta.
Janë dy lloje protezash gjuri:
Protezë totale gjuri (Protezat Tre Kompartmentale)
Protezat e gjurit unikompartmentale (mini knee)
Të dyja llojet kanë rezultate shumë të mira (jetëgjatësi dhe klinikisht).
Protezat Unikompartmentale, ashtu si Protezat Totale ofrojnë rezultate të shkëlqyera klinike, por vetëm një pjesë e vogël e pacientëve me probleme artritike (rreth 10 %) janë kandidatë të përshtatshëm për këtë procedurë.
Kontakto departamentin e ortopedise ne Salus ne 0682053180 / +355 4 23 90 500 / www.salus.al