Laboratori i analizave

Laboratori i Spitalit Salus është një laborator poli-diagnostik, një nga shtyllat më të rëndësishme të diagnostikës mjeksore në spitalin tone, duke i ardhur në ndihmë mjekut specialist për gjetjen në kohë sa më të shpejtë të diagnozës klinike. Ndjekja dhe vlerësimi i efikasitetit të trajtimit të pacientit pa ekzaminimet laboratorike nuk mund të kuptohet!

Laboratori i Spitalit Salus Tirana funksionon pranë Spitalit Salus që prej Janarit 2012 dhe është i akredituar sipas Standarteve Shqiptare dhe Europiane. Gjithashtu është shtuar edhe një degë e re e Laboratorit Salus pranë Qendrës së Tiranës me adresë Rruga Qemal Stafa 51, 100 metra sipër ambulancës qëndrore të Tiranës , për t’u ardhur sa më afër pacientëve tanë.

Laboratori Salus ka fokus kryesor:

Që prej 2012 bashkëpunojmë ngushtë me rrjetin më të madh të laboratorëve në Itali dhe Europë, “Synlab” Italia, sigurojmë mundësinë e kryerjes së një game të gjerë analizash të rutinës si dhe specifike në fushën e:

Anatomia patologjike: Partner i rëndësishem për ne është S.A.P Health Service, me seli në Itali (Taranto), Departamenti i Anatomise Patologjike pranë nesh, me profesionalizmin e tij kryen të gjitha llojet e biopsive dhe analizat imunohistokimike.

Laboratori ynë me një staf profesional dhe të kualifikuar, të trajnuar në Itali dhe i përditësuar me trajnime të vazhdueshme, duke respektuar Standartet Shqiptare dhe Europiane, punon me aparatura dhe teknologji të avancuar dhe cilësi të garantuar.

Sistemi informativ i Laboratorit (MEDLIS) me të cilin operojmë lehtëson menaxhimin dhe saktësine e database-it të pacienteve dhe ndjekjen e tyre në kohë të gjatë, duke rritur performancën e laboratorit. Pacienti ynë me anë të një kodi të personalizuar merr përgjigjet e analizave online, në kohë reale.

Menaxhimi i Kontrollit të përditshëm, të brendshem si dhe ai i jashtëm nga qëndra e akredituar në Itali CRB (Centro Di Ricerca Biomedica).

Laboratori ynë ofron të gjithë gamën e analizave për pacientet e çdo grup moshe, gjinie, për çdo grup-sëmundjesh si edhe ato të lidhura me faktorin gjenetik

GJAK KOMPLET
SEDIMENT (VES)
GLICEMIA
GOT
GPT
GAMMA GT
BILIRUBINA DIREKTE
BILIRUBINA INDIREKTE
BILIRUBINA TOTALE
FOSTATAZË ALKALINE
KOLESTEROLI TOTAL
KOLESTEROLI HDL
KOLESTEROLI LDL
TRIGLICERIDET
AZOTEMIA
KREATINEMIA
ACIDI URIK
PROTEINE TOTALE
ELEKTROLITET
FAKTORËT E KOAGULIMIT
URINA KOMPLET

FT3
TSH
FT4
ANTI TPO
FSH
ESTRADIOL
LH
PROGRESTERON
KORTIZOL
PROLAKTINE
TESTOSTERON

HBSAG
HCVAB
HIV 1-2
HCV RNA
HBV DNA

CA125
CA15-3
CA19-9

CA50
CA72-4
PSA TOTALE
PSA FREE
ALFAFETOPROTEINA
CEA
HE4
CYFRA21
NSE

AF GENITAL
URINOKULTURA
TAMPONE TE NDRYSHME

Mjekët:

Blog:

Markuesit tumoralë

Markuesit tumoralë janë molekula të cilat në përqendrime më të mëdha në gjak, urinë ose ind tregojnë se pacienti ka praninë e tumoreve. Ndryshe nga…

Të SIGURT në SALUS

✅NDIHUNI TË SIGURT NË SPITALIN SALUS! Çdo pacient përpara se të hyjë në Spitalin Salus për të kryer shërbimet mjekësore, kalohet në një filtër sigurie…

Depistimi i Anemisë

Anemia është një patologji që shoqërohet me nivel të ulët të hemoglobinës në qelizat e kuqe të gjakut. Hekuri në molekulën e hemoglobinës rregullon oksigjenin…