Laboratori i Analizave në Spitalin Salus

Laboratori i Spitalit Salus është një laborator poli-diagnostik, një nga shtyllat më të rëndësishme të diagnostikës mjeksore në spitalin tone, duke i ardhur në ndihmë mjekut specialist për gjetjen në kohë sa më të shpejtë të diagnozës klinike. Ndjekja dhe vlerësimi i efikasitetit të trajtimit të pacientit pa ekzaminimet laboratorike nuk mund të kuptohet!

Laboratori i Spitalit Salus Tirana funksionon pranë Spitalit Salus që prej Janarit 2012 dhe është i akredituar sipas Standarteve Shqiptare dhe Europiane. Gjithashtu është shtuar edhe një degë e re e Laboratorit Salus pranë Qendrës së Tiranës me adresë Rruga Qemal Stafa 51, 100 metra sipër ambulancës qëndrore të Tiranës , për t’u ardhur sa më afër pacientëve tanë.

Laboratori Salus ka fokus kryesor:
Kryerjen e analizave të pacientëve të hospitalizuar dhe ambulatorë
Ndjekjen dhe monitorimin e pacientëve kronike, gjatë trajtimit të tyre dhe më pas
Monitorimin e dozimit të vitaminave, medikamenteve, hormoneve, markuesve tumorale etj
Parandalimin dhe depistimin e sëmundjeve në fazën subklinike
Mjekësinë e punës
Dedektimi i drogave abuzive dhe ndjekja e pacientëve gjatë fazës së rehabilitimit në repartin e Toksikologjisë
Monitorimin laboratorik të pacientëve onkologjikë

✅Që prej 2012 bashkëpunojmë ngushtë me rrjetin më të madh të laboratorëve në Itali dhe Europë, “Synlab” Italia, sigurojmë mundësinë e kryerjes së një game të gjerë analizash të rutinës si dhe specifike.

➕Salus, spitali yt!