Kur rekomandohet proteza e gjurit?

Kirurgjia e zëvendësimit të gjurit është një operacion që përfshin zëvendësimin e nyjes së dëmtuar të gjurit me një nyje artificiale.
➡️Shumica e këtyre operacioneve kryhet mes moshës 60 dhe 80 vjeç!
➡️Kirurgjia protezike e gjurit është e nevojshme kur nyja e gjurit është e dëmtuar dhe redukton lëvizjen tuaj duke sjellë edhe dhimbje kur pushoni.

‍⚕️Arsyeja më e zakonshme për operacionin e zëvendësimit të gjurit është osteoartriti. Kushtet e tjera shëndetësore që shkaktojnë dëmtimin e gjurit përfshijnë:

➡️Artritin rheumatoid
➡️Hemofilia
➡️Dëmtimet traumatike të rënda
➡️Çrregullimet që shkaktojnë rritje të pazakontë të kockave
➡️Thyerja e kockave në nyjen e gjurit pas problemeve me furnizimin me gjak
➡️Deformimi i gjurit me dhimbje apo humbje të kërcit

❗️Proteza e gjurit rekomandohet vetëm nëse trajtimet e tjera, si fizioterapia ose injeksionet steroide, nuk kanë zvogëluar dhimbjen ose nuk kanë përmirësuar lëvizjen.

Kirurgjia është e nevojshme nëse:

❗️Keni dhimbje të forta, ënjtje dhe ngurtësi në nyjen e gjurit dhe lëvizja juaj është e reduktuar ndjeshëm
❗️Dhimbja në gju është aq e rëndë sa ndërhyn në cilësinë e jetës dhe gjumit tuaj
❗️Detyrat e përditshme, të tilla si dushi apo ecja, janë të vështira ose të pamundura
❗️Nuk mund të punoni ose të keni një jetë shoqërore

‍⚕️Dr. Vincenzo Di Placido është i specializuar në ndërhyrje artroskopike të gjurit, shpatullës, në ndërhyrje protezike të gjurit dhe protezë coxo-femorale e ortopedi sportive.

☎️Kryeni një konsultë me Mjeket Ortopedë Italianë duke rezervuar në 042 390 500 / 068 20 53 180 / www.salus.al