Kur nevojitet që të kryhet kolonoskopia?

Kolonoskopia është një procedurë mjekësore që përdoret për të zbuluar ndryshimet dhe anomalitë në zorrën e trashë dhe rektum. Ky ekzaminim kryhet me një pajisje të quajtur kolonoskop, një tub i gjatë dhe fleksibël me një kamër në krye, e cila transmeton pamjet e brendshme në një monitor të jashtëm. Kjo i mundëson mjekut të shohë dhe të vlerësojë gjendjen e zorrës së trashë.
Gjatë kolonoskopisë, mjeku gastroenterolog mund të heqë polipe ose inde anormale dhe të marrë biopsi për ekzaminim laboratorik. Ky proces përdoret për të diagnostikuar dhe trajtuar patologji të ndryshme, si polipe, tumore, ulçera, inflamacione, ngushtime të zorrës dhe për të hequr trupa të huaj të identifikuar gjatë ekzaminimit.
Gjithashtu, kolonoskopia mund të ndihmojë në gjetjen e shkaqeve të diarresë kronike të pashpjegueshme dhe shërben si rikontroll për pacientët që kanë trajtuar kancerin e zorrës së trashë, ose sipas rekomandimit të mjekut specialist.
Dr. Gianmarco Bulighin, gastroenterolog dhe endoskopist me mbi 30 vite përvojë në spitalet më të njohura të Londrës dhe Italisë, mirëpret në Spitalin Salus pacientët me shqetësime të aparatit tretës.
Për më shumë informacion, apo për të rezervuar një orar, telefononi tani në:
📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al