Kur duhet të shqetësohemi për nishanet?

Shumica e llojeve të kancerit të lëkurës janë të trajtueshëm në stadet e hershme të sëmundjes. Ndaj vet-ekzaminimi i lëkurës dhe kontrollet tek dermatologu janë shumë të rëndësishme, veçanërisht nëse keni risk të lartë për të zhvilluar kancer lëkure.

🔹Cilat janë shenjat e një nishani malinj?

1. Ndryshime në një nishan ekzistues,
2. Një nishan i ri,
3. Nishane qe gjakosen ose që shkaktojnë kruajtje,

🔹Kush ka rrezik më të madh për të zhvilluar melanoma?

Më të rrezikuar për të zhvilluar melanomë janë personat që:
– Kanë përdorur solaret.
– Kanë lëkurë të bardhë, quka ose lëkurë që skuqet lehtë.
– Kanë kaluar më parë një kancer lëkurë.
– Kanë histori familjare me mëlanomë.
– Ekspozohen gjatë në diell.
– Kanë pësuar djegie të lëkurës nga dielli në fëmijëri.
– Kanë sy blu ose jeshil.
– Kanë shumë nishane në trup.

🔹Çelësi i suksesit në trajtimin me melanomë është diagnostikimi i hershëm. Konsulta tek dermatologu është e rëndësishme që të mbrojë shëndetin e lëkurës suaj.

‍👨‍⚕️Prof. Dr. Andrea Artigiani D’Alpigiani është mjek kirurg dermatolog, diplomuar në Mjekësi dhe Kirurgji në Universitetin e Pizës dhe specializuar në Dermatologji dhe Venerologji.
Prof. Dr. Artigiani është një ekspert i shkëlqyeshëm në dermatologji dhe e ushtron këtë profesion me qëllimin e vetëm që të mbrojë mirëqenien dhe bukurinë tuaj.

Mos hezitoni, telefononi tani për të rezervuar një vizitë me Prof. Dr. Artigiani:
📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al
𝐒𝐚𝐥𝐮𝐬, 𝐬𝐩𝐢𝐭𝐚𝐥𝐢 𝐲𝐭