Kur duhet të shkoni tek gjinekologu?

Kontrolli periodik vjetor është i rëndësishëm të kryhet për çdo grua në çdo fazë të jetës, adoleshente, riprodhuese aktive apo postmenopauzale, veçanërisht për grupet seksualisht aktive.

Në rastet e mëposhtme duhet të shkoni menjëherë tek gjinekologu pa humbur kohë:

• Nëse keni sekrecione me ngjyrë, erë të keqe, kruajtje dhe skuqje.
• Nuk mbeteni shtatzënë edhe pse nuk mbroheni.
• Keni hemorragji gjatë marrëdhënies ose pas saj.
• Keni fryrje në bark ose në organin seksual.
• Menstruacionet shoqërohen me dhimbje të forta barku, muskujve të trupit.
• Nëse në trup shfaqen më shumë qime se normalisht, të ngjashme me të meshkujve dhe nëse nga majat e gjoksit rrjedh qumësht apo ndonjë lëng tjetër.
• Nëse planifikoni një shtatzëni duhet të kontrolloheni tek gjinekologu nëse keni apo jo ndonjë problem.

Dr. Cesare Romagnolo, mjek gjinekolog do të jetë në Spitalin Salus për të kryer vizita dhe ndërhyrje me të gjitha pacientet që shfaqin shqetësime gjinekologjike apo dëshirojnë të kryejnë kontrollet rutine.

Për të rezervuar një orar me Dr. Cesare Romagnolo, telefononi tani në numrat e kontaktit që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al