Kujdesi për lëkurën gjatë dimrit.

❄️Në stinën e dimrit kur temperaturat janë edhe me te ulëta, kujdesi ndaj lekurës duhet të jetë më i lartë. Temperaturat e ulëta ndikojnë negativisht në lekurën tonë duke shkatuar tharje të saj,skuqje apo plasaritje në zonën e duareve dhe të buzeve ,por kjo nuk do të ndodhe nëse ne perkujdesemi siç duhet.

Disa hapa që secili prej nesh duhet të ndjek për një lekurë të shëndetshme në këto temperatura të ulëta janë :
❄️1. Eksfolimi i rregullt i lëkurës 2 herë në javë sepse lejon largimin e qelizave të vdekura dhe papastertive të lëkurës duke lehtësuar përthithjen më të mirë të kremit hidtratues.
❄️2. Përdorimi i rregullt i kremit hidtratues si për fytyrën, trupin dhe duart.
-Rekomandohet një krem me veti hidtratuese më të larta se ai i verës .
-Rekomandohet perdorimi i tij sidomos pas dushit kur lekura është akoma e lagësht dhe përthithja e tij mund të jetë akoma më e madhe.
❄️3. Nuk duhet te abuzoni me përdorimin e ujin e nxehtë.
Megjithese gjatë dimrit doni të bëni dush me ujë të nxehtë duhet të keni kujdes që të mos zgjasin më shumë se 10 min dhe menjëherë me pas të vendosni kremin hidratues.
❄️4. Përdorimi i rregullt i kremit solar .Mos harroni përdorimin e tij edhe pse është ftohtë apo gjatë ditëve të erreta apo me pak diell ,sepse kjo nuk do të thotë që rrezet e dëmshme nuk depërtojnë në lekurë.
❄️5. Ushqehuni shëndetshëm dhe qëndroni të hidtratuar.Rezistojini ushqimeve me përqindje të lartë yndyre dhe kalorie dhe në vend të tyre konsumoni yndyrna të shëndetshme,qëndroni të hidtratuar duke konsumuar rregullisht ujë.
❄️6. Kontrolloni nivelin e vitaminës D
-Vitamina D sintetizohet në lëkurë nga veprimi i rrezeve ultravioletë.Për këtë arsye, në dimër nivelet tona të vitamines D ulen.Rekomandohet që të kryeni një kontroll dhe nëse nivelet e vitamines D janë të ulta ta merrni ate në formë suplementi.
-Kujdesuni që veshjet tuaja të jenë sa më të ngrohta dhe të rehatsheme.
❄️7. Është periudha më e mirë për të aplikuar procedura të tilla si peeling,dermapen,lazer apo trajtime të ndryshme në varesi të llojit të lëkurërs të cilat do tju ndihmojnë të jete sa me e hidratuar, ushqyer dhe plot shkelqim për festat qe na presin.

📥Për të rezervuar konsulten ose për më tepër informacion na shkruani ose kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500
www.salus.al
➕Salus, spitali yt!