Kujdes HPV!

⚠️⚠️❌KUJDES!
Informacioni që po ju vëmë në dijeni për të lexuar në vijim është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet të anashkaloni asnjë paragraf të tij!

⚠️Cila nga ju nuk e ka bërë testin e HPV apo ka histori pozitive të këtij virusi në familje, duhet të kryejë menjëherë testin e kontrollit!!!
HPV, është virusi papilomatoz human, përgjegjësi kryesor i kancerit të CERVIX UTERI, i pari kancer i njohur nga OBSH me prejardhje totalisht nga nje virus.

‼️Eshtë infeksioni me i perhapur me rruge seksuale, per ta transmetuar mjafton dhe nje kontakt i thjeshte ne zonen genitale (edhe kontakt seksual jo i plote).

Bartesit e shendoshe, burra ose gra, nuk manifestojne shenja klinike por jane ne gjendje ta transmetojne ate. Prezervativet jane ne gjendje te mbrojne ndaj SST te tjera por jo gjithmone ndaj HPV. Nr. i njerëzve të infektuar në shoqëri është shumë i lartë. Pjesa me e madhe e të infektuarve shërohen pa pasoja, ndërsa një minorancë, kur infeksioni bëhet kronik dhe është HPV me risk të lartë, çon gradualisht në lezione prekanceroze dhe kanceroze sidomos te individët e imunokompromentuar.

➡️Ekzistojnë me qindra gjenotipe te HPV te afta te infektojne njeriun, tipi 16 eshte pergjegjes gati 50% i kancerit të cerviksit, tipi 18- 20%, tipet e tjere 30%. Tipi 6 dhe 11 pergjegjes per shfaqjen e lythave genitale.

➡️Për infeksionin nuk ka kurë të posaçme, për parandalimin dhe diagnostikimin e menjehershem përdoret PAP TEST (citologji), dhe kolposkopia apo edhe biopsia. Per identifikimin e tipit onkogjen te HPV perdoret nje analize e vecante qe quhet Tipizim HPV.

➡️Kur eshte infeksion i shkaktuar nga HPV me risk te ulet mund te sherohet vete, tipet 16 dhe 18 con ne kronicizim te infeksionit dhe ndryshime kanceroze pas mesatarisht 10 viteve!!!

➡️Eshte i mundur reinfektimi me te njejtin tip dhe vaksinat ndihmojne ne potencimin e mbrojtjes 10 here me shume per nje kohe mesatare 8 vjet.

‼️Vaksinimi kunder 16 dhe 18 eshte treguar efikas ne parandalimin e ndryshimeve prekanceroze ose kanceroze.

➡️Vaksinat e disponueshme jane te perbera nga pjeseza virale te ngjashme, qe nuk kane asnje kapacitet te riprodhohen ose te infektojne organizmin e njeriut por jane te afta te prezantojne nje formacion te ngjashem me ate te virusit te gjalle. Ato stimulojne sistemin imunitar te prodhoje antitrupa kunder proteinave te ngjashme ne siperfaqe te virusit, duke e bllokuar virusin para se te depertoje ne qelizat e mukozes genitale. Jane dy formulime te ndryshme te vaksines. Njera qe permban 16 dhe 18, dhe ato te tipi 6 dhe 11. Vaksina ka veprim parandalues dhe nuk ka efikasitet nese infeksioni ka ndodhur. Efikasiteti eshte me i forte te personat e rinj te painfektuar, duke ju ofruar vajzave 11 vjec.

➡️OBSH rekomandon vaksinimin e vajzave qe para adoleshences. Atyre qe i kane mbushur 11 vjec, para fillimit te mardhenieve seksuale, edhe pse pergjigjet imunitare ne kete faze te jetes jane me te forta.

✅Te dyja vaksinat jane te sigurta, asnje pasoje serioze pervec nje temperature te lehte dhe skuqje dhimbje e lehte lokale ne vendin e vaksines, qe zgjat max. dy dite.

‼️Ne shtatzeni nuk rekomandohet pasi nuk ka evidenca te mjaftueshme qe provojne sigurine feto-amtare.

✅Vaksina eshte e mundshme deri 49 vjece si mase mbrojtese personale.

✅Eshte i mundshem edhe vaksinimi te meshkujt, mgjithëse risku onkogjen i infektimit nga HPV eshte me i ulet.

✅Ekzekutimi i testit te HPV eshte i domosdoshem per te stabilizuar menyrat dhe kohen per nderhyrjet mjeksore. Ne te ardhmen testi i HPV do te zevendesoje pap testin ne moshat e medha.

TË TJERA