Kremrat fotombrojtës, jo vetëm në sezonin e verës.

Çdokush e dashuron diellin, por e dini se ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të tij sjell një sërë pasojash per lekuren?

Ardhja e ditëve te ngrohta e me diell shoqërohet me shtim të interesimit te pacienteve lidhur me perdorimin e kremrave kundra diellit, te njohur si fotombrojtes.

➡️Aplikimi i tyre duhet te jete pjese e perditshmerisë se gjithsecilit ne cdo periudhe te vitit. Takimet me dermatologun ndihmojne ne perzgjedhjen e produktit te duhur fotombrojtes, pas vleresimit qe I behet lekures nga mjeku.

➡️Ne varesi te karakteristikave te lekures (lekure e thate, mikse, e yndyrshme, sensitive) dhe fototipit te saj do te percaktohet kremi me faktor mbrojtes. Keshillimi per perdorimin e ketyre produkteve fotombrojtese duhet ti drejtohet si femrave , ashtu edhe meshkujve.

✅Roli qe kane keto kremra eshte te frenojne plakjen e parakoheshme te lekures, dhe me shume rendesi, te pengojne djegiet qe peson lekura nga rrezatimi ultraviolet.
Permiresimi teknologjik I industrise farmaceutike ka cuar ne prodhim te kremrave te ndryshem fotombrojtes, te cilet I pershtaten cdo lloj lekure, qe kane teksture te mire qe nuk japin irritime te lekures.

✅Keto kremra mund te jene me filtra fizike ( me minerale te dioksid titanium dhe oksid zinku, bllokojne depertimin e rrezatimit UV te depertoje ne lekure), kimike (avobenzone,te cilet perthithin rrezatimin UV perpara se te demtoje lekuren ose te perziere (te quajtur hybrid).

SPF tregon faktorin e mbrojtjes nga dielli. Numri i tij tregon se sa kohë do t’i duhen rrezeve UVB të diellit për të skuqur lëkurën tuaj pasi kremi ështe aplikuar ne trup, në krahasim me kohën e skuqjes se lekures pa u perdorur kremi mbrojtes. Pra, nëse përdorni një produkt SPF 30 si duhet, lekures do t’i duhej 30 herë më shumë kohe për t’u djegur sesa pa perdorimin e kremit fotombrojtes.

Mjeku dermatolog ndihmon ne lidhje me perzgjedhjen e kremit fotombrojtes jo vetem ne baze te tipit te lekures, por edhe ne rastet me semundje lekure si akne, rosacea, psoriasis, lupus erythematoz, te cilet kerkojne edhe keshillim lidhur me zonat e aplikimit te kremit, frekuencen e aplikimit, perzgjedhjen e filtrave dhe faktoreve mbrojtes.

Ne varesi te kohezgjatjes se ekspozimit te rrezatimit UV mund te jete e nevojshme aplikimi cdo2-3 ore i kremit mbrojtes.

☎️Kontakto mjeken dermatologe Amarda Cenko në Salus për vizita të specializuara në numrin 0682053180 / www.salus.al
#krembrojtes#kremkundradiellit#dielli#lekura#dermatologe#mjekedermatologe#psoriaza#nishanet#dermatiti