Kontrolli i Fertilitetit (Ora biologjike për femrat)

Rezerva ovariale i referohet numrit të folikujve prezent në vezore në çdo kohë të caktuar. Ulja e rezerves ovariale praktikisht është zvogelimi i numrit të vezëve. Mosha e gruas është faktori më i rëndësishëm përcaktues i këtij kapaciteti.

Pas moshës 35 vjeçe, kemi një ulje të numrit dhe cilësisë së vezëve.

Ka dhe shumë faktorë të tjerë dhe mund të ndodhë dhe pa shkak në mosha të reja, kur ky faktor shpesh i paidentifkueshëm, përvçse ul sasinë, demton dhe cilësinë e folikujve.

Jo domosdoshmërisht një cikël i rregullt menstrual, tregon një rezervë të mirë ovariale, mund të vazhdojë i tillë për një kohë të gjatë kompensimi.

Shkaqet më të shpeshta që ulin rezervën ovariale janë:
➡️Kirurgjia e lidhur me vezoret
➡️Radioterapia dhe kimioterapia
➡️Duhani
➡️Alkooli
➡️Endometrioza ovarit
➡️Obeziteti
➡️Anomalitë gjenetike (Turner etj)

Simptomat:
❗️Cikël më i shkurter se zakonisht – rritet frekuenca e menstruacioneve
❗️Infertilitet
❗️Shkallë më e ulët suksesi në ciklet e riprodhimit të asistuar

Testet që e vleresojnë Rezervën Ovariale:
✅Testi AMH (Vlera të ulëta ose shumë të uleta të saj, vlejnë për të rritur ndërgjegjësimin e pacientes për të bërë një nga teknikat e riprodhimit të asistuar, të bëjnë ngrirjen e vezëve ose të presin dekursin natyral drejt menopauzës të parakohshme ose jo.
✅Testi i FSH- Vlerat e larta tregojnë një rezervë të ulët ovariale, por dhe vlerat normale nuk e përjashtojnë një rezervë të ulët ovariale.

Për  më tepër informacion na  kontaktoni në numrat e telefonit:
+355 682053180
+355 4 23 90 500
➕Salus, spitali yt!