Konsumimi i kafes, a shkakton Migrenë?

☕️ Pirja e lëngjeve që përmbajnë kafeinë, 3 ose më shumë herë në ditë është lidhur ndjeshëm me burimin e dhimbjes së kokës atë ditë apo në ditën pasardhëse, sipas një studimi të fundit të publikuar në American Journal of Medicine.

Sipas ketij studimi pirja e 1 deri ne 2 porcioneve në ditë që përmbajnë kafeinë nuk është e lidhur me zhvillimin e dhimbjes së kokës, por më shumë se 3 mund të lidhet me nje probabilitet me të larte për të pasur dhimbje koke.

Migrena është një semundje invalidizuese qe godet rreth 1.04 miliard adultë në të gjithë botën dhe përfaqeson gjendjen me të zakonshme të dhimbjes e cila shkakton humbje të produktivitetit dhe kosto të rëndësishme direkte dhe indirekte.

Ndërkohe që faktorë të tjerë ambiental dhe të stilit të jetesës si stresi, moti apo mungesa e gjumit mund të kene vetëm efekte të dëmshme në rritjen e riskut për migrenë, roli i kafeinës është veçanerisht kompleks pasi impakti varet nga doza dhe shpeshtësia e konsumit. Mund të nise një krize, por mund te kete dhe efekt analgjezik.

Keto rezultate sugjerojne qe impakti i ketyre pijeve ne riskun e shfaqjes se dhimbjes se kokes ishte evident vetem per 3 ose me shume porcione ne dite dhe qe pacientet me migrene ne rast konsumi te 1-2 pijeve me kafeine ne dite nuk shfaqen risqe te shtuara.

✅Një diagnozë e saktë e tipit e dhimbjes se kokes (migrene apo cefale qe jane dy patologji te ndryshme) e lidhur me nje vleresim korrekt te faktoreve te riskut (stresi, duhanpirja, ushqimi, gjumi, cikli menstrual, gjendja atmosferike), lejon perballimin dhe perqasjen terapike te duhur, shpesh here pa nevojen e kryerjes se egzaminimeve te demshme e te kushtueshme.

⚕️Prof.Dr. Fabrizio Monti, mjek neurolog, drejtues i dept. të Neurologjisë, profesor në Universitetet e Triestes dhe Udines, pret për të pritur vizita nga pacientë që vuajnë nga:
➡️Dhimbje koke dhe migrenë
➡️Epilepsia
➡️Sëmundja e Parkinsonit
➡️Çrregullime e gjumit
➡️Sëmundjet që prekin sistemin nervor periferik
sëbashku me mundësinë për të kryer këto ekzaminime:
✅ Ekzaminim Neurologjik
✅ Elektromiografi dhe Elektro-Neurografia
✅Testim për vlerësimin e perkeqësimit mendor (Alzheimer etj)
✅Testim për diagnozën e depresionit

Për të lënë takimin tuaj me Prof.Dr.Fabrizio Monti, telefononi në : 042390500 / 0682053180
➕Salus, spitali yt!