Kolecistektomia

👉Sëmundja e gureve te temthit (kalkuloza e kolecistes) ndodh kur depozita te acideve yndyrore ose mineraleve formohen në fshikëzen e tëmthit (koleciste).

🔵Përafërsisht 15% e popullsisë së rritur mendohet të kenë kete sëmundje, dhe shumica e tyre nuk përjetojnë simptoma. Për një pjesë të vogël të njerëzve me sëmundje të gurëve të tëmthit, gurët irritojnë fshikëzen e tëmthit ose bllokojnë një pjesë të sistemit biliar, dhe kjo mund të shkaktojë simptoma të tilla si dhimbje, infeksion dhe inflamacion.

🔵Nëse këto simptoma mbeten të patrajtuara, gurët e tëmthit mund të shkaktojnë probleme më serioze dhe në disa raste gjendje të rrezikshme për jetën si kolecistiti, kolangitis, pankreatit dhe verdhëza (ikteri mekanik).

✅Në varësi të indikacioneve të sëmundjes, mjeku kirurg vendos për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Në spitalin tonë kryhen kirurgji për heqjen e gurëve të tëmthit dhe gurëve në rrugët biliare nga mjekë kirurgë me eksperiencë.

☎️Nëse keni shqetësime të tilla dhe dëshironi të
lidheni me departamentin tonë të Kirurgjisë së Përgjithshme, kontaktoni në 042390500 / 0682053180

TË TJERA