➡️ ⚕️Klamidia trachomatis është një infeksion i zakonshëm seksualisht i transmetueshëm (SST) i shkaktuar nga bakteret.
Kjo sëmundje prek meshkujt dhe femrat. Nëse nuk trajtohet, mund të çojë në probleme shëndetësore më serioze.
Simptomat përfshijnë:
Urinim i dhimbshëm
Dhimbje të poshtme të barkut
Sekrecione të shtuara vaginale tek femrat
Sekrecione të shtuara nga penisi tek meshkujt
Marrëdhënie seksuale të dhimbshme tek femrat
Gjakderdhje ndërmjet dhe pas seksit tek femrat
Dhimbje testikulare tek meshkujt
Chlamydia trachomatis gjithashtu mund të infektojë rektumin.
⚠️Ju mund të merrni infeksione klamidiale të syrit (konjunktivitin) përmes kontaktit me sekrecione të infektuara.
⚠️Nënat gjithashtu mund të përhapin klamidian tek fëmija gjatë lindjes, duke shkaktuar pneumoni ose një infeksion serioz të syrit tek i porsalinduri.
Shkaktarët që rrisin rrezikun tuaj nga klamidia trachomatis përfshijnë:
⚠️Të qenit aktiv seksual para moshës 25 vjeç
⚠️Partnerë të shumtë seksual brenda 1 viti
⚠️Mos përdorimi i prezervativit
⚠️Historiku i infektimit me SST
➡️➡️Njerëzit që kanë klamidia trachomatis rrezikojnë më shumë të kenë edhe SST të tjera – përfshirë gonorrea dhe HIV, virusi që shkakton SIDA.
☎️Kontakto departamentin e Urologjisë në Salus në numrin 0682053180 / www.salus.al