Kistet e gjirit

👉👩‍⚕️Kistet e gjirit janë qese të mbushura me likide brenda gjirit, të cilat zakonisht nuk janë kancerogjene (janë beninje), po duhen monitoruar vazhdimisht me mjekun. Shpesh përshkruhen si formacione të rrumbullakëta ose ovale me skaje të dallueshme dhe mund t’ju shkaktojnë ndjenjën e acarimit dhe dhimbjes së gjirit, duke u theksuar më shumë në periudhën para menstruacioneve.

👉Kistet e gjirit në shumicën e raseve nuk kërkojnë trajtim, përvecse ne rastet kur i shkaktojnë shqetesim pacientit dhe dhimbje apo kane permasa relativisht te medha.

👉Kistet e gjirit janë të zakonshme tek gratë para menopauzës, midis moshës 35 dhe 50 vjeç. Por ato mund të shfaqen tek gratë e çdo moshe.

Simptomat përfshijnë:

➕Një formacion në formë gunge, kokrrash dhe lehtësisht i lëvizshëm në prekje ose ovale me skaje të dallueshme (që zakonisht, megjithëse jo gjithmonë, tregon se është beninje)
➕Dhimbje në gji ose në zonën e gungës
➕Rritja e madhësisë së gungës së gjirit dhe butësisë së gjirit pak përpara menstruacioneve.

Kur të këshilloheni me mjekun?
Indet normale të gjirit shpesh ndjehen në prekje si gunga ose nyje. Por nëse ndjeni gunga të reja të gjirit që vazhdojnë pas një periudhe menstruale, ose nëse një gungë ekzistuese e gjirit rritet ose ndryshon, vizitoni mjekun menjëherë.

Prania e një kisti nuk duhet të neglizhohet dhe kërkon një vëzhgim periodik përmes vetëekzaminimit dhe monitorimit me ekografi.

✅Ne Salus vijon oferta që përfshin Ekografinë e Gjirit/Mamografine + Pap Test 25 euro.

Shërbimi radiologjik në Salus përmban aparaturat:
👉RX digital i telekomanduar me stativ ne mur
👉Ekografi me Color Doppler
👉Mamografi
👉TAC multislice
👉Rezonancë magnetike 1.5 tesla

☎️Kontakto departamentin e Radiologjise ne 0682053180 / www.salus.al

TË TJERA

A e dini se ?

Trupi i njeriut, shpesh i krahasuar me një aparat të përsosur për efikasitetin e tij, nuk pushon kurrë së na mahnituri.Por cilat janë “misteret e

Lexo më shumë »

Infeksionet urinare

Infeksioneve urinare dhe pasojat e mostrajtimit të tyre në kohën e duhur! Kontrollohu dhe parandalo!Infeksionet e rrugëve urinare karakterizohen nga inflamacioni i rrugeve urinare e

Lexo më shumë »