Kirurgjitë e tiroides

Në Salus kryhen kirurgjitë e tiroides dhe trajtohen patologjitë e tiroides si kanceri i tiroides dhe sëmundjet beninje të saj.
Sёmundjet më të shpeshta të tiroideve përfshijnë:

  • hipotiroidizmin
  • hipertiroidizmi
  • struma e thjeshtё nodulare
  • neoplazi benine dhe malinje 
  • tiroidit

▶️Komplikacionet e këtyre sëmundjeve janë humbja e zërit, hemorragjia dhe nevoja për të marrë kalcium në mënyrë të përhershme si pasojë e dëmtimit të paratiroideve.

Në rastet e sëmundjeve të tiroideve mund të shfaqen edhe simptomat e:

  • lodhjes
  • nervozizmit
  • stresit
  • ndjesisë së të nxehtit (në rastet e hipertiroidizmit) dhe ndjesisë së të ftohtit (në rastet e hipotiroidizmit)
  • humbje në peshë (në rastet e hipertiroidizmit) / rritje në peshë (në rastet e hipotiroidizmit)
  • rrahje të shpeshta zemre
  • diarre (në rastet e hipertiroidizmit) / kapsllëk (në rastet e hipotiroidizmit)
  • rënie flokësh, etj.

Nëse shfaqni këto shenja, kryeni menjëherë një vizitë endokrinologjike apo një eko të tiroides/analiza për të vlerësuar nëse jeni të prekur nga sëmundjet e tiroides.

Në Salus kryhen vizita specialistike endokrinologjike për:

  • Sёmundjet e tiroideve
  • Sindroma hipoglicemike
  • Hipertensioni me origjinё endokrine
  • Sёmudjet hipofisare nё veçanti hiperprolaktinemia dhe prolaktinemia, morbo Cushing
  • Sёmundjet e mbiveshkores incidentaloma (masё e zbuluar nё mёnyrё rastёsore nёpёrmjet ekografisё, skanerit apo rezonancёs manjetike), neoplazi benine dhe malinje, sёmundje funksionale (hiperkortizoni endogjen dhe ekzogjen, sindroma dhe sёmundja e Cushing, hiperaldosteroni, feokromacitoma), insufiçencё e gjendrёs mbiveshkore.
  • Ndryshimi apo alterimi i metabolizmit kalçio-fosforik (hiperparatireoidismi, pseudohipoparatireoidismi, hiperkalçiuria)
  • Osteoporoza femёrore dhe mashkullore
  • Disfunksioni seksual mashkullor si: hipogonadismi, defiçitet androgjene qё janё tё lidhura me moshen, disfunksionet e ereksionit
  • Hirsutizmi dhe hiperandrogeni
  • Sindroma e ovaieve policistike

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm