Kirurgjia për rimodelimin e qepallave, ose blefaroplastika, përdoret për të hequr plosjet e tepërta dhe lëkurën që varet në qepalla.
Shumë faktorë, përfshirë trashëgiminë dhe dëmtimin nga dielli, mund të përshpejtojnë këto ndryshime. Por cilat jane avantazhet e rimodelimit të qepallave, si kryhen ato dhe sa zgjat operacioni?
Kirurgjia e qepallave mund të kontribuojë në një ndryshim të dukshëm në pamjen e fytyrës, duke lehtësuar shfaqjen e shenjave të lodhjes dhe pleqërisë, dhe eliminimin e lëkurës së rrudhur nën sy. Sytë shfaqen të freskët dhe më të rinj. Kirurgjia e qepallave nuk eliminon rrathët e errëta dhe rrudhat përreth syve dhe as nuk i ndryshon vetullat.
Si kryhet operacioni i qepallës?
Për kirurgjinë tradicionale të qepallës, bëhet një prerje përgjatë palosjeve të lëkurës, me ind dhjamor të tepërt nën lëkurë dhe mund të ndërhyhet edhe në rimodelimin e muskujve të qepallave.
Në përgjithësi, në 5% të pacientëve që kryejnë Blefaroplastikën ndërhyhet tewk lëkura e tepërt dhe indi dhjamor i tepërt në palpebra. Në 95% të pacientëve preferohet të kryhet një rezeksion i muskulit orbikular dhe i lëkurës duke krijuar palosjen normale të qepallës.
❗️Shumë pacientë me blefarochalasis kanë disa palosje të lëkurës së qepallave dhe një pozicion jonormal të qerpikëve. Rindërtimi kirurgjikal i formës së qepallave ndihmon në zgjidhjen e këtij problemi.
⚕️Dr. Antonio Ricci dhe Dr. Prosio kryejnë në Salus këtë lloj ndërhyrjeje! Kontakto 0682053180 për të rezervuar një takim!
Salus, spitali yt!