Kirurgjia laparoskopike në gjinokologji

Laparoskopia gjinekologjike është një alternativë ndaj kirurgjisë së hapur. Në Spitalin Salus, mjekët e Departamentit të gjinekologjisë kryejnë ndërhyrje gjinekologjike me metodën
laparoskopike, e cila siguron këto avantazhe:

• Gjakderdhje më e pakët gjatë operacionit.
• Shenja shumë të vogla postoperative.
• Dhimbje të pakëta.
• Kohë hospitalizimi më të shkurtër.
• Rreziku i adezioneve më i ulët.

Ndërhyrja projektohet e gjitha në ekran dhe mjeku kirurg mund të arrijë të kryejë një sërë interventesh kirurgjikale si:

• Heqja e kisteve të ovarit.
• Heqja e miomave (fibromave) të mitrës.
• Kontrollin e kalueshmërisë tubare.
• Heqjen e ovareve (vezoreve).
• Trajtimin e endometriozës.
• Trajtimin kirurgjikal të prolapsit vaginal pas histerektomisë, e shumë të tjera.

Për të rezervuar një orar me Dr. Cesare Romagnolo, kirurg i specializuar në Obstetrikë dhe Gjinekologji me eksperiencë shumëvjeçare, telefononi tani në numrat e kontaktit që ilustrohen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al