Kirurgjia Gjinekologjike

đŸ”čNĂ« spitalin Salus, Dr. Bruno Engl, kryen operacione gjinekologjike me metodĂ«n laparoskopike, e cila siguron kĂ«to avantazhe:
‱ Gjakderdhje mĂ« e pakĂ«t gjatĂ« operacionit.
‱ Shenja shumĂ« tĂ« vogla postoperative.
‱ Dhimbje tĂ« pakĂ«ta.
‱ KohĂ« hospitalizimi mĂ« tĂ« shkurtĂ«r.
‱ Rreziku i adezioneve mĂ« i ulĂ«t.

đŸ”čLaparoskopia Ă«shtĂ« njĂ« formĂ« tĂ« kirurgjisĂ« invazive minimale ku me anĂ« tĂ« Laparoskop-it (njĂ« pajisje e hollĂ« nĂ« formĂ« shkopi me dritĂ« dhe kamer tĂ« vogĂ«l) arrihen tĂ« diagnostikohen organet dhe tĂ« kryhen njĂ« sĂ«rĂ« operacionesh.

đŸ”čNdĂ«rhyrja projektohet e gjitha nĂ« ekran dhe mjeku kirurg mund tĂ« arrijĂ« tĂ« kryejĂ« njĂ« sĂ«rĂ« interventesh kirurgjikale si:
‱ Heqja e kisteve tĂ« ovarit.
‱ Heqja e miomave (fibromave) tĂ« mitrĂ«s.
‱ Kontrollin i kalueshmĂ«risĂ« tubare.
‱ Heqja e ovareve (vezoreve).
‱ Trajtimin e endometriozĂ«s.
‱ Trajtimin kirurgjikal tĂ« prolapsit vaginal pas histerektomisĂ« e tĂ« tjera.

Për më shumë informacion na kontaktoni në numrat e telefonit :
đŸ“Č+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, TiranĂ«
🌐www.salus.al