Kirurgjia Gjenerale

đŸ”čDepartamenti i KirurgjisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme Ă«shtĂ« njĂ« strukturĂ« qĂ« i ofron pacientit njĂ« procedurĂ« tĂ« plotĂ« qĂ« nis me vizitĂ«n e thjeshtĂ« diagnostikuese pĂ«r trajtimin e mundshĂ«m kirurgjikal e shkon deri nĂ« shtrimin pas operacionit.

đŸ”čNdĂ«rhyrjet kirurgjikale kryhen me teknika tradicionale apo mini-invazive, gjithmonĂ« duke respektuar pacientin dhe kur Ă«shtĂ« e mundur duke u dhĂ«nĂ« pĂ«rparĂ«si teknikave dhe metodave qĂ« bĂ«jnĂ« tĂ« mundur njĂ« qĂ«ndrim tĂ« shkurtĂ«r nĂ« spital, njĂ« rikthim tĂ« shpejtĂ« nĂ« jetĂ«n e mĂ«parshme dhe dhimbje mĂ« tĂ« pakĂ«ta post-operatore.

đŸ‘šâ€âš•ïžProf. Dr. Costantino Zingaretti, mjek kirurg i ekselencĂ«s botĂ«rore, si pjesĂ« e Salus, ka kryer pĂ«rgjatĂ« viteve njĂ« numĂ«r tĂ« lartĂ« tĂ« ndĂ«rhyrjeve nga mĂ« tĂ« komplikuarat, tĂ« gjitha me sukses tĂ« plotĂ«!

đŸ‘šâ€âš•ïž Dr. Fabjan Mustafaj, mjek kirurg i specializuar nĂ« kirurgjinĂ« e pĂ«rgjithshme, pjesĂ«marrĂ«s nĂ« Konferencat KombĂ«tare tĂ« KirurgjisĂ« prej 7 vitesh brenda dhe jashtĂ« vendit. Ka kryer trajnime tĂ« vazhdueshme nĂ« fushĂ«n e urologjisĂ«, kirurgjisĂ« torakale dhe angiokirurgjisĂ«.

đŸ‘šâ€âš•ïž Dr. Dritan Reovica, mjek kirurg i pĂ«rgjithshĂ«m, autor artikujsh dhe botimesh nĂ« Kongresin e pestĂ« tĂ« FederatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r kontrollin e Infeksioneve.

* * * * * * *
đŸ‘‰đŸŒPĂ«r mĂ« tepĂ«r informacion kontaktoni nĂ« numrat e telefonit:
đŸ“Č+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, TiranĂ«
🌐www.salus.al
đ’đšđ„đźđŹ, đŹđ©đąđ­đšđ„đą đČ𝐭