Kirurgjia e përgjithshme

Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme është një strukturë në gjendje t’i ofrojë pacientit një procedurë të plotë që nis me vizitën e thjeshtë diagnostikuese për trajtimin e mundshëm kirurgjikal e shkon deri në shtrimin pas operacionit. Ndërhyrjet kirurgjikale kryhen me teknika tradicionale apo mini-invazive, gjithnjë duke respektuar pacientin dhe kur është e mundur duke u dhënë përparësi teknikave dhe metodave që bëjnë të mundur një qëndrim të shkurtër në spital, një rikthim të shpejtë në jetën e mëparshme, një rezultat më të mirë estetik dhe dhimbje më të pakta post-operatore. Struktura ka pajisje dhe aparatura avangardë për kirurgjinë laparoskopike dhe zgjidhjet kirurgjikale ofrohen gjithmonë në bashkëpunim edhe me departamentin e imazherisë, departamentin e gastro-hepatologjisë, atë të onkologjisë dhe laboratorit.
Të gjitha operacionet laparoskopike realizohen me teknologjinë më të fundit, me aparatura HD dhe me pamje filmike që gjithmonë regjistrohen. Si në operacionet klasike tradicionale ashtu edhe në ato laparoskopike, përdoren ‘’High energy surgical devices’’, të cilat shkurtojnë në maksimum kohën operatore. Gjithashtu përdoren struktura dhe paisje avangardë të prodhurara nga firma të njohura.  Po të njejtën mënyrë merren dhe materialet qepëse, veglat dhe materialet protezike.

Patologjitё qё i pёrkasin kirurgjisё:

Llojet e kirurgjive:

• Tumor malinj i ezofagut
• Tumor malinj i kardiasit dhe i stomakut
• Tumor malinj i zorrës së hollë, i zorrës së trashë dhe i rektusit
• Tumor malinj i mëlçisë
• Tumor malinj i pankreasit
• Tumor malinj i gjirit (me aplikacion të mundshëm proteze)

​Ndër metodat e përdorura, sidomos për tumoret e zorrës së trashë, një vend të rëndësishëm zënë terapitë laparoskopike. Kirurgjia laparoskopike është një variant i kirurgjisë klasike, pra kirurgjisë së hapur. Ajo konsiston në kryerjen e disa prerjeve ose incizioneve të vogla dhe më pas me mbushjen me gaz, me dioksid karboni të barkut dhe me anë të instrumentave të veçantë realizohet procedura kirurgjikale.

Departamenti i Kirurgjisë së Përgjithshme bashkëpunon me Departamentin e Mjekësisë së Përgjithshme për kimioterapinë paraprake dhe/ose pas ndërhyrjes kirurgjikale për patologji tumorale duke përdorur protokollet terapeutike ndërkombëtare më të përparuara dhe nën mbikëqyrjen e onkologëve italianë.

Në kancerin e kolonit dhe të rektumit, suksesi i kirurgjisë është një nga faktorët që përcakton jatëgjatësisnë dhe mundësinë e pacientit për të shpëtuar nga sëmundja. Të gjitha rastet e kancerit të rektumit diskutohen nga një staf multidisiplinar, dhe pacientët me kancer të avancuar i nënshtrohen paraprakisht kemio ose radio terapisë neoadjuvante, dhe më pas kirurgjisë gold standart. Ekipi ynë ka një eksperiencë shumë të larmishme në kirurgjinë e kolonit dhe të rektumit, gjithashtu aplikohen rastet e mirë-egzaminuara me kirurgjinë laparoskopike të rasteve të kancerit të kolonit dhe të rektumit.

Kirurgjia zë një vend kryesor në trajtimin e kancerit të stomakut. Në spitalin tonë, për menaxhimin e kancerit të stomakut zbatohen të gjitha protokollet e vendeve perëndimore. Për çdo pacient para operacionit bëhet një stagging radiologjik, dhe nëse kanceri është i avancuar bëhet kemioterapi neoadjuvante dhe më pas kirurgjia. Stafi ynë është i përkushtuar të bëjë atë që në kirurgjinë e kancerit të stomakut është gjëja më e rëndësishme, radikalitetin ose kirurgjinë onkologjike duke bërë atë që quhet limfadenektonomi.

• Kolecistektomi
• Apendicektomi
• Limfadenektomia
• Patologji infiamatore dhe degjenerative të aparatit tretës (ezofag, stomak, zorrë e hollë)
• Patologji beninje hepato-pankreatike (pankreatite, tumore beninje të mëlçisë, etj.)
• Patologji të gjëndrave mbiveshkore
Ndër metodat e përdorura, sidomos për kolecistet, një vend të rëndësishëm zënë teknikat laparoskopike

Ndër patologjitë më të shpeshta janë patologjitë e sistemit biliar. Pra të fshikëzës së tëmthit dhe të rrugëve biliare. Në spitalin tonë të gjitha kolecistektomitë bëhen me metodën laparoskopike mini-invazive. Gjithashtu përveç rasteve kur në tëmth por edhe kanë gurë në rrugët e tëmthit, në spitalin tonë kryhet një procedurë që është e vazhdueshme pra, lirimi i gurëve të tëmthit me anë të një procedure endoskopike e cila quhet ERCP dhe pastaj kolecistektomia laparoskopike për të zgjidhur përfundimisht problemin.

• Hernie e paretit abdominal
• Laparocel
Kirurgjia e hernies inguinale dhe krurale (apo dhjamthi siç njihet ndryshe) bëhet zakonisht me Day Surgery (apo ndërhyrje brenda ditës).

• Heqje e pjesshme apo subtotale e tiroides (hemitiroidektomi )
• Heqje plotë apo totale e tiroides (tiroidektomi totale)

Kirurgjia e tiroides, ose patologjitë e tiroides trajtohen me sukses. Kanceri i tiroides dhe sëmundjet beninje të tiroides ku përfshihen struma-multimodulare, sipas incikacionit të endokrinologut i cili është stabël në strukturën tonë. Komplikacionet më të frikshme të tiroides janë humbja e zërit, hemorragjia dhe nevoja për të marrë kalcium në mënyrë të përhershme si pasojë e dëmtimit të paratiroideve. Para se të zgjidhni një vend ku të kryeni operacionin, drejtohuni pranë spitalit Salus.

• Varice të gjymtyrëve të poshtme (safenektomi)

• Ndërhyrje kirurgjikale me anestezi lokale për heqje të: lipomave, cisteve sebace apo dhjamore, hidradeniteve, biopsi linfonodale sipërfaqësore.
• Heqje e noduseve të gjirit

• Kirurgjia e Ezofagut
• Striktura dhe stenoza të Ezofagut
Trajtojmë gjithashtu sëmundjet e ezofagut, ose tubit të ushqimit të cilat ndahen në 2 grupe, sëmundjet malinje dhe sëmundjet beninje. Kanceri i ezofagut trajtohet kirurgjikalisht në spitalin tonë, me anë të dy metodave, të cila janë ose trans-hyatal (metoda Orringer) ose torakotomi (Ivor-Lewis). 

Operojmë gjithashtu strikturat dhe stinozat beninje të ezofagut. Trajtimi i strikturave ezofageale ose ngushtimi i plotë/i pjesshëm i tubit të ushqimit për shkak të pirjes gabimisht ose me qëllim të substancave korrozive është mjaft i vështirë. 

Blog:

Kanceri i laringut

👉⚠️Kanceri i laringut është më i shpeshti ne tumoret e regjionit koke-qafe, ze 40% të tyre. Në dekadat e fundit është vënë re një rritje…

Kirurgjia e gjëndrës tiroide

👨‍⚕️Në Salus kryhen kirurgjitë e tiroides dhe trajtohen patologjitë e saj si kanceri dhe sëmundjet beninje të saj, sipas incikacionit të mjekut endokrinolog.▶️Komplacionet më të…

Biopsia e gjirit

👩‍⚕️Biopsia e gjirit me age të hollë është një teknikë e marrjes së mostrave të indeve të gjirit që përdoret kur ekziston një dyshim diagnostik…

Venat varikoze

Venat varikoze janë (variçet) janë zgjerime patologjike të venave.Ato mund të jenë një shqetësim i vërtetë dhe janë rezultat i disa çrregullimeve si:trombozë e venave…

Tumoret kolorektale

Tumori i kolorektalit ose sic njihet ndryshe Tumori në Zorrën e Trashë është një prej tumoreve më të shpeshta, si tek meshkujt, ashtu edhe tek…

Të SIGURT në SALUS

✅NDIHUNI TË SIGURT NË SPITALIN SALUS! Çdo pacient përpara se të hyjë në Spitalin Salus për të kryer shërbimet mjekësore, kalohet në një filtër sigurie…

Kanceri i Stomakut

⚠️👨‍⚕️Adenokarcinoma e stomakut eshte nje nga tumoret me agresive dhe me te perhapur ne bote. Eshte shkaku i dyte per vdekje nga tumoret ne seksin…

Kolecistektomia

👉Sëmundja e gureve te temthit (kalkuloza e kolecistes) ndodh kur depozita te acideve yndyrore ose mineraleve formohen në fshikëzen e tëmthit (koleciste). 🔵Përafërsisht 15% e…

Hernia diskale

Hernia diskale është një gjendje patologjike e shtyllës kurrizore ku pjesa e jashtme unazore e diskut ndërvertebror fryhet ose çahet dhe materiali i butë i…