Kirurgjia e laringut

Kirurgjia e laringut është një fushë e kirurgjisë që merret me trajtimin e çështjeve dhe patologjive të ndryshme të lidhura me laringun, organin e traktit të sipërm të frymëmarrjes. Laringu ka një rol të rëndësishëm në prodhimin e tingujve të zërit dhe është i përfshirë në shumë funksione të rëndësishme të komunikimit dhe frymëmarrjes.

Për shkak të kompleksitetit të funksioneve të tij, trajtimi i problemeve të laringut kërkon një ekspertizë të veçantë dhe një ekip kirurgjikal të kualifikuar.

Në Spitalin Salus, kemi kirurgë ekspertë në këtë fushë, të cilët janë të specializuar për të trajtuar sëmundjet e laringut dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve, duke siguruar mbrojtjen e funksionit të zërit dhe frymëmarrjes.

Dr. Gilberto Acquaviva sjell në Spitalin Salus përvojën e tij shumëvjeçare në trajtimin e patologjive të traktit respirator për të rritur dhe fëmijë. Dr. Acquaviva është i specializuar në:

– Kirurgjinë e qafës dhe gjëndrave të pështymës.
– Kirurgjinë e kordave vokale, si funksionale dhe onkologjike.
– Në çrregullimet e zërit.
– Kirurgjinë ORL pediatrike, si adenoidet dhe tonsilet.
– Patologjitë Obstruktive.
– Apnea e Gjumit.

Për më shumë informacion apo për të rezervuar një orar me Dr. Acquaviva telefononi tani në numrat e kontaktit që shfaqen në vijim.

📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al