Kirurgjia e Kataraktës

Katarakta ose e thënë ndryshe perdja e syrit është një sëmundje tipike e moshës së thyer. Por, ka edhe raste kur mund të shfaqet edhe tek të porsalindurit, te personat që përdorin një grup të caktuar të barnave (sidomos ata që përdorin kortizon), te personat me disa sëmundje të tjera të syrit dhe në rast të lëndimeve të syrit.

Operacioni i kataraktës kryhet në sallen operative, procedurë e cila kryhet me anestezi topikale që zgjat rreth 25 minuta. Gjatë këtij operacioni, pas largimit të kataraktës, vendoset lente intraokulare (brenda në sy) me të cilën personi mund të shikojë në largësi apo në afërsi.

Ndëkohë, me procedurat e avancuara shkalla e komplikimit të operacionit të kataraktës është shumë e vogël.

Dr. Alberto Torreggiani është specializuar në Oftalmologji në Universitetin e Bolonjës në vitin 2002. Prej këtij viti ai ushtron profesionin si okulist, duke kryer kirurgji nga më të komplikuarat.

Ndër të tjera, ai është drejtues i Departamentit të Oftalmologjisë në AUSL të Bolonjës, ndërsa si pjesë e spitalit tonë ka kryer përgjatë viteve një numër të lartë të ndërhyrjeve nga më të komplikuarat, të gjitha me sukses të plotë!

Për të rezervuar një vizitë apo ndërhyrje me Dr. Alberto Torreggiani na kontaktoni në numrat që ilustrohen në vijim:

📲+355 682053180 / +355 42390500

📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë

🌐www.salus.al