Kirurgjia e Hemorroideve në Spitalin Salus.

👨‍⚕️🔺Hemorroidet janë jastekë të indeve submukozale që përmbajnë venula, arteriole dhe fibra te muskujve të lëmuar përgjate kanalit anal.
✅Trajtimi indikohet vetëm nëse ato bëhen simptomatike për shkak të zgjerimit venoz të pleksusit hemorroidal.
🔺Shtrëngimi i tepërt, rritja e presionit të brendshëm të barkut dhe fecet e forta rrisin zgjerimin venoz te pleksusit hemodoidal. Shmangia e tyre do të pengonte zhvillimin e hemorroideve.
🔺Në kushte normale prania e tyre nuk ndihet, por ënjtja e tepërt e tyre gjeneron siklet dhe simptoma të tilla si prolapsi, dhimbje, djegie, kruajtje ose gjakderdhje.
Simptomat:
❗️Gjakderdhja per rektum, e kuqe e ndritshme, pa dhimbje
❗️Anemia për shkak të gjakderdhjes së shpeshtë
❗️Mase qe prolabon per rektum
❗️Dhimbje gjate prolabimit
❗️Shkarkim i mukusit dhe Pruritis
Ekzaminimi kryhet nëpërmjet:
1. Gjak komplet me formulë
2. Grup gjaku dhe tipizimi Rh
3. Bilanc Biokimik i plotë
4. Eko abdominale
5. Kolonoskopi nqs mendohet e nevojshme ose per pacientet mbi 45 vjec
6. Proktoskopi
Trajtimi Mjeksor i hemorroideve varion sipas gradës së tyre dhe simptomave të tjera nga pacienti në pacient, ku mund të përmendim trajtimet me:
1. Laksative
2. Antibiotike kur eshte i pranishem infeksioni ose komplikacione
3. Transfuzione emergjente kur prezantohet me hemorragji profuze ose anemi severe per shkak te humbjes kronike te gjakut
4. Skleroterapi-per hemorroidet e grades se pare ose te dyte dhe hemorroide qe gjakosin
5.Banding
6.Hemorroidektomia – heqja radikale e nyjës hemorroidale
🔺E hapur: operacioni MILLIGAN-MORGAN
🔺E mbyllur: operacioni HILL-FERGUSON

👨‍⚕️Dr. Gastone Bergamaschi është mjek kirurg ekspert ne kirurgjinë vaskulare dhe pret në Spitalin Salus pacientet per vizita dhe nderhyrje për:
– Sëmundje cerebrovaskulare siç është stenoza e arteries karotide
– Patologji ishemike akute ose kronike e gjymtyrëve të sipërme.
– Qasje për hemodializë (fistulat altero venoze).
– Arteriopati akute ose kronike e gjymtyrëve të poshtme; arteriopatia diabetike.
– Patologji aneurizmatike e aortës abdominale ose iliace; patologjia aneurizmatike e arterieve viscerale.
– Arteriopatia e venave varikoze
– Insuficenca venoze sipërfaqësore
– Patologji akute ose kronike e qarkullimit venoz të thellë periferik dhe iliac-kaval
☎️Kontakto Spitalin Salus per me shume informacion ne 0682053180 / www.salus.al
#kirurgjiaearterieskarotide#kirurgvaskular#salus#spital#spitalisalus

TË TJERA

Fibromiomat

Fibromioma, e quajtur ndryshe si Fribrioma uterine, është një tumor beninj në muret e mitrës, në përmasa të ndryshme nga mikroskopike deri në madhesinë e

Lexo më shumë »

Hernia Diskale

Shenjat e një pacienti me Hernie Diskale janë:👉Dhimbja e krahut apo e këmbës. Zakonisht ndjen dhimbjen më të madhe në vithe, kofshë dhe pergjatë këmbës

Lexo më shumë »

Hernia diskale

Hernia diskale është një gjendje patologjike e shtyllës kurrizore ku pjesa e jashtme unazore e diskut ndërvertebror fryhet ose çahet dhe materiali i butë i

Lexo më shumë »