⚕️ Hemorroidet janë jastekë të indeve submukozale që përmbajnë venula, arteriole dhe fibra te muskujve të lëmuar përgjate kanalit anal. ✅Trajtimi indikohet vetëm nëse ato bëhen simptomatike për shkak të zgjerimit venoz të pleksusit hemorroidal. Shtrëngimi i tepërt, rritja e presionit të brendshëm të barkut dhe fecet e forta rrisin zgjerimin venoz te pleksusit hemodoidal. Shmangia e tyre do të pengonte zhvillimin e hemorroideve. Në kushte normale prania e tyre nuk ndihet, por ënjtja e tepërt e tyre gjeneron siklet dhe simptoma të tilla si prolapsi, dhimbje, djegie, kruajtje ose gjakderdhje. Simptomat: ❗️Gjakderdhja per rektum, e kuqe e ndritshme, pa dhimbje ❗️Anemia për shkak të gjakderdhjes së shpeshtë ❗️Mase qe prolabon per rektum ❗️Dhimbje gjate prolabimit ❗️Shkarkim i mukusit dhe Pruritis Ekzaminimi kryhet nëpërmjet: 1. Gjak komplet me formulë 2. Grup gjaku dhe tipizimi Rh 3. Bilanc Biokimik i plotë 4. Eko abdominale 5. Kolonoskopi nqs mendohet e nevojshme ose per pacientet mbi 45 vjec 6. Proktoskopi Trajtimi Mjeksor i hemorroideve varion sipas gradës së tyre dhe simptomave të tjera nga pacienti në pacient, ku mund të përmendim trajtimet me: 1. Laksative 2. Antibiotike kur eshte i pranishem infeksioni ose komplikacione 3. Transfuzione emergjente kur prezantohet me hemorragji profuze ose anemi severe per shkak te humbjes kronike te gjakut 4. Skleroterapi-per hemorroidet e grades se pare ose te dyte dhe hemorroide qe gjakosin 5.Banding 6.Hemorroidektomia – heqja radikale e nyjës hemorroidale E hapur: operacioni MILLIGAN-MORGAN E mbyllur: operacioni HILL-FERGUSON
☎️Kontakto Spitalin Salus per me shume informacion ne 0682053180 / +355 4 23 90 500 / www.salus.al