Keqformimet vaskulare (ose njollat e lindjes)

🔴Keqformimet vaskulare (ose njollat e lindjes) jane defekte te lokalizuara vaskulare, te cilat I klasifikojme ne dy grupe te medha:
1) tumoret vaskulare (te njohura ndryshe si hemangiomat infantile congenitale, te cilat jane tumore beninje vaskulare dhe perfaqesojne proliferim dhe zhvillim anormal vaskular dhe
2) crregullimet vaskulare kapilare, venoze, limfatike ( pasoje e crregullimeve te morfogenezes vaskulare.

🔴Hemangiomat infantile mund te shfaqen ne ditet e para te jetes se femijes dhe mund te lokalizohen ne cdo pjese te lekures apo mukozave, por me frekuente ne koke dhe qafe. Ato mund te jene siperfaqesore ose te thella Hemangiomat siperfaqesore vendosen ne pjesen e siperme te dermes dhe kane nje ngjyre te kuqe te paster ( njihen ndryshe edhe hemangiomat luleshtrydhe). Jane te ngritura mbi lekuren dhe paraqiten si elemente fokale ose edhe ne formen pllake.

🔴Ndersa hemangiomat infantile te thella lokalizohen ne dermen e thelle ose shtresen subkutane duke mos u bere te dukshme mbi siperfaqen e lekures dhe kane ngjyre blu ne lejla te lehte
Keqformimet vaskulare te cilat zhvillohen qe ne femijeri, kerkojne perkujdesje mjekesore lidhur me pasojat funksionale (shtypje te strukturave indore fqinje), por edhe ato kozmetike.

✅Konsulta me mjekun dermatolog ndihmon ne diferencimin e keture crregullimeve me njera-tjetren, si edhe vendosjen e protokolleve trajtuese dhe ndjekjes ne vazhdim!

☎️Kontakto departamentin e dermatologjise ne Salus ne 0682053180 / www.salus.al

TË TJERA

Fibrilacioni atrial

Fibrilacioni atrial është një çrregullim i ritmit të zemrës në të cilin gjenerohen sinjale elektrike në mënyrë kaotike në atriumet e zemrës. Disa njerëz me

Lexo më shumë »

Gurët e veshkave

👨‍⚕️Gurët e veshkave janë një masë e fortë që krijohen nga grumbullimi i kalciumit apo kripërave që formohen brenda veshkave, pra këto element nuk largohen

Lexo më shumë »