Këmbët e sheshta tek femijet

Pes planus ose këmbët e sheshta, një gjendje e përcaktuar kur harqet gjatësore ose tërthore të këmbës janë të sheshtë. Ky është një shqetësim i përbashkët për shumë prindër. Një fëmijë mund të ketë këmbë të sheshta për një sërë arsyesh, duke përfshirë ndryshimet e zhvillimit ortopedik, dëmtimet, laksitetin ose mosfunksionime të tjera të ligamenteve dhe tendinave të cilat çojnë në deformim të këmbës dhe/ose të kyçit. Trajtimi bëhet i domosdoshëm nëse këmbët e sheshta sjellin dhimbje të këmbëve, ose çojnë në vështirësi ecjeje.

Në rastet që është e prekur vetëm njëra këmbë, mjekët e definojnë si këmba e sheshtë unilaterale dhe këmba e sheshtë bilaterale kur preken të dyja këmbët. Në rastet e deformimit të këmbës së sheshtë, preken të gjitha kockat, ligamentet dhe muskujt. Një kombinim i kockave të keqpozicionuara jep paraqitjen e këmbës së sheshtë.

Tendini tibial posterior I cili lidh një nga muskujt më të vegjël të kërcirit me pjesën e poshtme të këmbës, ndihmon në mbështetjen e harkut të këmbës dhe bën që këmba të kthehet nga brenda. Mosfunksionimi i tendinit tibial posterior është një problem madhor në rastet e këmbës së sheshtë. Po ashtu edhe mosfunksionimi i ligamenteve që mbështet këtë hark mund të kontribuojë në deformimin e këmbës së sheshtë.

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm