Kanceri i vezores

Kanceri i vezores e merr origjinen nga qelizat e vezores, epiteliale (që veshin nga jashtë vezoren), stromale (hormon prodhuese), germinale.

  • Me shpesh preken moshat postmenopauzale > 80% ca epitelial, moshat e reja me pak ne CA gjerminativ.
    Ështe kanceri gjinekologjik me prognoze me te keqe per aresye te diagnostikimit te vonshem ne stade te avancuara.Simptomat e kësaj sëmundjeje imitojne gjendje te pergjithshme te traktit gastro intestinal si:
    ▶️Rendim, ngopje dhe fryrje e shpejte e barkut, gurgullima
    ▶️Dhimbje/ discomfort pelvik
    ▶️Meteorizem, cregullime te tranzitit
    ▶️Malabsorbim
    ▶️Çregullime urinimi ne forme te shpeshtesise se urinimit
    ▶️Humbje oreksi
    ▶️Lumbalgji
    ▶️Asteni, pafuqi e pergjithshme

    Por cilat janë shkaqet që sjellin formimin e kancerit të vezores?
    Shkaqet janë multifaktoriale si gjithe semundjet malinje, me disa faktore risku te provuar statistikisht, por qe jo domosdoshmerisht prezenca e tyre eshte e lidhur me shfaqjen e semundjes.

  • Mutacionet gjenetike te trasheguara te BRCA1 dhe BRCA2 (gjeni i CA gjiri). Semundja e trasheguar me CA te gjirit dhe ovarit.
  • Sindromi i trasheguar te kancerit kolorectal jopolipoid (CA endometri, vezore, stomaku, zorre) Histori familjare per CA vezore ( nena, moter, teze ) Nuliparet
  • Menopauza e vonshme etj.Eshte tipi i tumorit dhe stadi qe percakton mundesite e trajtimit dhe prognozen.Diagnoza për këtë lloj sëmundje:
    Vizita gjinekologjike, ekzaminimi pelvik
    Ekografia transvaginale
  • CA 125 ( jo specifike, jo sensitive ne te gjitha tipet, rritet vone dhe ka me shume vlere monitoruese)
  • HE4 biomarkues me vlere ne rrekurencen e semundjes vecanerisht ne CA epitelial.
  • Algoritmi ROMA algoritem i kombinuar i biomarkuesve tumoral te mesiperm.Parandalimi i kancerit të vezores:
  • Perdorimi i kontraceptiveve oral te kombinuar
  • Keshillimi gjenetik ne format familjare
  • Profilaksia kirurgjikale e vezoreve pas moshes 35 vjec ne mutacionet e konfirmuara.Trajtimi përfshin:
  • Kirurgji dhe kimioterapi