img-0

Kanceri i Stomakut

img-8

⚠️ ‍⚕️Adenokarcinoma e stomakut eshte nje nga tumoret me agresive dhe me te perhapur ne bote. Eshte shkaku i dyte per vdekje nga tumoret ne seksin mashkull dhe i katerti tek femrat ne shkalle botërore.

Cilët janë faktorët e rrezikut për këtë tumor?

❗️Konsumi i terpert i kripes
❗️Perdorim i ujit me permbajtje te larte nitritesh ose nitratesh
❗️Ekspozim ndaj substancave toksike ambientale ose ne ambjent pune
❗️Tymi i cigares
❗️Infeksioni kronik nga Helicobacter Pylori ( prezence ne vendin tone 70-80 % e popullsise )
❗️Faktore gjenetike : Disa studime kane konfirmuar se si tumori i stomakut eshte me i shpeshte ne pacient me grup gjaku A, dhe me nje aplotip specifik HLA.
❗️Lezione prekanceroze
❗️Gastriti kronik atrofik: E karakterizuar nga nje ulje progresive e pjeses giandolare se mukozes se stomakut .
❗️Metaplazia intestinale: E karakterizuar nga shfaqja e epitelit te tipit intestinal ne epitelin gastrik.
❗️Ulcera e stomakut
❗️Stomaku i rezekuar
❗️Gastropatia ipertrofike e Mènètrier
❗️Anemia percinoze
❗️Polipet adenomatoze te stomakut

✅ Diagnostikimi në kohë i kancerit të stomakut është themelor!

✅ Ekipi multidisiplinar në Salus mundëson trajtimin e kancerit të stomakut me eksperizën gastro-enterologjike, kirurgjikale, laboratorike, imazherike, reanimatore të bazuar në eksperiencën shumë vjeçare në këtë fushë. Në Salus kryhen operacione të stomakut nga mjekët kirurgë Dritan Reovica dhe Fabjan Mustafaj.

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm