Kanceri i qafes së mitres ështe ndër kanceret me te shpeshta te grate. Nje kancer qe eshte i diagnostikueshem dhe i trajtueshem qe ne fazat e hershme. Origjinen e merr nga qelizat e zones se transformimit (kufiri ku bashkohen qelizat skuamoze te ekzocerviksit me qelizat glandulare te endocerviksit).
Keto qeliza i nenshtrohen nje transformimi gradual prekanceroz (CIN neoplazia intraepiteliale cervikale, SIL lezione skuamoze intraepiteliale dhe displazia) drejt kancerit.
Ne stadet e hershme nuk jep simptoma, ne stadet progresive ku ka invaduar indet perreth mund te japi hemorragji te paket intermenstruale ose post koitale.
Kanceri invaziv diagnostikohet te grate qe skane bere rregullisht pap testin. Ne format e avancuara jep shenja e simptoma ne varesi te perhapjes me organet fqinje e ne distance.
Faktoret e riskut që çojnë drejt kancerit të qafës së mitrës janë:
HPV (ne mbi 99 % te grave te diagnostikuara me Ca cerviksi
Aktiviteti seksual ne moshe shume te re, para 18 vjec
Aktivitet seksual me shume partner
Aktivitet seksual me partner te infektuar me HPV
Histori SST
Imunosupresion HIV
Histori e meparshme e ndryshimeve prekanceroze
Si diagnostikohet kjo sëmundje?
Vizita gjinekologjike
Pap test dhe HPV test
Kolposkopi dhe biopsi
Trajtimi përfshin:
Kirurgjinë dhe radioterapinë
Radiosensibël dhe mund te perdoret RT ne cdo stad te semundjes, dhe atehere kur nuk kryhet operacioni.
Parandalimi:
Pap testi
Testi i HPV
Shmangia e faktoreve te mësipërm të riskut kanceroz
Departamenti i Gjinekologjisë në Salus.