img-0

Kanceri i prostatës.

img-8

BURRAT E VËRTETË PARANDALOJNË!
Statistikat tregojnë se katër nga dhjetë burra mendojnë se të shkosh te mjeku kur nuk kanë simptoma ose çrregullime është e padobishme. Një sjellje shumë e ndryshme nga ajo e femrave, të cilat prej kohësh kanë kuptuar se sa i rëndësishëm është parandalimi dhe sa thelbësor është roli i tij në luftën kundër sëmundjeve nëse diagnostikohen në fazën e tyre fillestare.

‼️Pas atij të mushkërive, kanceri i prostatës është shkaktari i dytë i vdekjeve te meshkujt.

✅Spitali Salus i dedikon muajin Nëntor Meshkujve me një sërë paketash për parandalimin e kancerit të prostatës.

⚠️Prostata është një gjëndër, e cila i përket sistemit riprodhues mashkullor dhe që ka si detyrë prodhimin dhe ruajtjen e lëngut seminal. Ka ekspozim të lartë ndaj neoplazmave, aq shumë sa që diagnostikohet 1 tumor në 5 pacientë me moshë mbi 50 vjeç.

⚠️Mos nënvlerësoni sinjalet e trupit tuaj!
Rregulli i parë i parandalimit është që të mos nënvlerësohen sinjalet, në rastin e prostatës mund të jenë urinimi i shpeshtë, vështirësi në kontrollimin e urinës dhe çrregullime seksuale.

Për të parandaluar kancerin e prostatës, çdo mashkull mbi moshën 45 vjeç duhet të kryejë analizën e antigjenit specifik të prostatës ose ndryshe PSA, shpejtësinë e fluksit të urinës dhe ekon e aparatit urinar! Në varësi të historisë familjare dhe faktorëve të tjerë të rrezikut, kontrollet duhet të nisin që në moshën 40 vjeçare.

✅Këtë muaj, në spitalin italian Salus, kjo paketë kushton vetëm 35 euro!

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm