⚕️ ⚕️KANCERI I PANKREASIT (Adenokarcinoma pankreatike) ështe tumor malinj që vjen nga komponenti ekzokrin i gjëndrës së pankreasit.
Në Itali paraqet shkakun e tretë të vdekjeve për kancerët tek meshkujt (pas tumorit te mushkrisë dhe të zorres). Mbijetesa mesatare ne format e avancuara është rreth 4-5 muaj dhe 5 vjet vetem në 3% te popullsisë.
❗️Cilat janë simptomat e kancerit të pankreasit?
Simptomat e para si anoreksia, humbja e peshës, dhimbje barku janë jo specifike dhe për këtë në 2/3 e rasteve diagnoza percaktohet me vonesë. Ka shenja të ndryshme që lejojne te dallosh midis tumoreve të kokes, trupit e bishtit të pankreasit.
❗️Tumoret e kokes kane si shenje verdhezen (ikterin) obstruktiv aq sa rritja e mases shkakton një pengesë në kalimin e bilës nepermjet koledokut per në duoden. Në ekzaminimin objektiv evidentohet shenja Courvoisier- Terrier (prekja e fundusit te kolecistit). Dhimbja eshte e rende nga infiltrimi I pleksit celiak dhe pse shfaqet vone.
❗️Ne tumoret e trup-bisht diagnoza percaktohet vone, shenja e parakoheshme eshte shfaqja e diabetit nga shkaterimi i insulines. Me vone mund te preket me dore nje mase abdominal. Ndonje here nga simptoma paraneoplazike e karakterizuar nga tromboflebiti, liponekroza, tubullime psiqike, hiperkalcemi.
✅Diagnoza për këtë lloj kanceri: Ekzaminimet e laboratorit identifikojne hiperbilirubinemin me dominim direkt per vendosjen e ikterit kolestatik, rritja e LDH etj. Eshte pare qe vleresimi i shenjave tumorale si Ca 19-9 CEA, POA (Ag- pankreatik onkofetal), PCAA (Ag i shoqeruar me karcinomen pankreatike), ka nje rol baze ne monitorimin e semundjes sesa ne diagnoze. Diagnoza instrumentale jepet nga eko-grafia, CT abdomeni, biopsia, RMI, eko –endoskopia.
✅Si trajtohet në Salus? Stadi eshte i nevojshem per zgjedhjen e trajtimit dhe formulimit te diagnoses. Kriteret per te nderhyre jane mungesa e perhapjes se semundjes jashte pankreasit ose mungesa e depertimit te eneve mezenterike te trungut celiak. Kimioradioterapia mbeshtetet se mund te realizohet para kryerjes se operacionit per te parandaluar recidivat. Tumoret e operushme me lokalizim cefalik i nenshtrohen duodenocefalopankreatektomise , qe konsiston ne heqien e kolecistes, gypit te temthit, duodenit, kokes se pankreasit, stomaku distal, dhe rindertimin me pankreatikojejunostomiostomi, hepatikojejunostomi dhe gastrojejunostomi.
✅Në Salus Prof. Costantino Zingaretti sëbashku me stafin e kirurgjisë kryen opeacionet për tumoret e pankreasit me një rezulatat të shkëlqyer.
✅Ndërsa Dr. Carmelo Pozzo, mjek onkolog me eksperiencë shumë-vjeçare merret me trajtimin onkologjik (nëse pacienti e ka të nevojshme) për përmirësimin e cilësisë së jetës.
☎️Kontakto në numrin 0682053180 / www.salus.al