Kanceri i mushkërisë

Mushkëritë transferojnë oksigjenin që merret nga ajri për në gjak dhe të pastrojnë gjakun nga dioksidi i karbonit i prodhuar nga trupi.

➡️Kanceri i mushkërisë, i cili mund të zhvillohet në qelizat që formojnë bronket, bronkiolat dhe alveolat, mund të përbëjë një masë që pengon kalimin e ajrit, mund të shkaktojë gjakderdhje pulmonare ose bronkiale.

‍⚕️➡️Ekziston jo vetëm një lloj kanceri në mushkëri, por lloje të ndryshme sëmundjesh në varësi të indeve të mushkërive. Mushkëritë mund të përfaqësojnë vendin e etastazave që vijnë nga llojet e tjera të kancerit (për shembull ai i gjirit).

‍⚕️➡️Kanceri i mushkërive në shumë raste mbetet asimptomatik në fazat e hershme të tij: ndonjëherë ndodh që sëmundja të diagnostikohet gjatë ekzaminimeve të kryera për arsye të tjera.

Simptomat më të zakonshme të kancerit të mushkërive janë: Kollitja e vazhdueshme që nuk kalon ose nuk përmirësohet me kalimin e kohës, ngurtësia, prania e gjakut në gëlbazë, gulçim, dhimbje në gjoks që rritet në rastin e një kollë apo frymëmarrje të thellë, humbje peshe dhe oreks, lodhje, infeksione të frymëmarrjes (bronkit ose pneumoni) të shpeshta ose kthim të simptomave pas trajtimit.

Tumori mund të përhapet me ngjitje edhe në strukturat fqinje (pleurë që mbulon mushkëritë, murin e gjoksit dhe diafragmë), përmes sistemit limfatik në nyjet limfatike ose përmes rrjedhës së gjakut, duke dhënë edhe metastaza të largëta.

Pothuajse të gjithë organet mund të preken – mëlçia, truri, eshtrat, veshkat, pankreasi, shpretka dhe lëkura – duke shkaktuar simptoma specifike si dhimbje kockash, verdhëza, ndryshime neurologjike si dhimbje koke ose marramendje.

‍⚕️Dr. Carmelo Pozzo, është mjek onkolog në Salus, me më shumë se 20 vite eksperiencë në trajtimin e pacientëve të prekur nga tumoret malinje dhe beninje në faza të ndryshme të sëmundjes!

✔Dr. Carmelo Pozzo punon në spitalin Gemelli në Romë!
▶Departamenti i Onkologjisë në Salus është i dedikuar në luftën kundër kancerit duke përdorur protokollet terapeutike ndërkombëtare më të avancuara në kimioterapi dhe ndërhyrjet onkologjike!

▶Në Salus, gjithashtu kryhen ndërhyrjet kirurgjikale të tumoreve malinje si:
✅ezofagut
✅kardiasit dhe stomakut
✅zorrës së holle, zorrës së trashe dhe rektusit
✅laringut
✅mëlçisë
✅pankreasit
✅gjirit (me aplikim të mundshëm proteze)
✅mushkërisë

▶Departamenti i Onkologjisë +355682053180 / www.salus.al

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm