Kanceri i mushkërisë

Kanceri i mushkërisë është një ndër llojet e kancerit më të shpeshtë dhe më agresiv në botë. Kjo sëmundje ndodh kur qelizat normale të mushkerise fillojnë të zhvillojnë rritje të shpejtë dhe të pakontrolluar. Faktoret kryesorë të riskut janë duhani dhe ndotja ajrore.

🔹 Simptomat e kancerit të mushkërisë mund të ndryshojnë nga një person në tjetrin. Disa njerëz mund të mos kenë asnjë simptomë në fazat e hershme të sëmundjes, ndërsa të tjerë mund të kenë disa nga këto simptoma:
* Kollë me gjak.
* Dhimbje në gjoks që rritet në rastin e një kollitje apo frymëmarrje të thellë.
* Vështirësi në frymëmarrje.
* Humbje peshe pa arsye të dukshme.
* Lodhje dhe dobësi të pergjithshme trupore.

🔹 Trajtimi i kancerit të mushkërisë varet nga disa faktorë si lloji i tumorit, shtrirja e tij dhe faktorë të tjerë individualë të lidhur me gjendjen e përgjithshme shëndetësore të pacientit. Ai mund të trajtohet me kirurgji, kimioterapi, imunoterapi dhe terapi të targetuar.

🔹 Kirurgjia konsiderohet si trajtimi kryesor i kancerit të mushkërisë në stadet e tij të hershme, qëllimi i saj është shërimi i pacientit nëpërmjet heqjes së plotë kirurgjikale të tumorit. Por kirurgjia mund të kontribuojë edhe në diagnozën e kancerit të mushkërisë dhe të ofrojë lehtësim të simptomave me qëllim paliativ, pra duke përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve.

👨‍⚕️Prof. Dr. Costantino Zingaretti, mjek kirurg i ekselencës botërore, si pjesë e Salus, ka kryer përgjatë viteve një numër të lartë të ndërhyrjeve nga më të komplikuarat, të gjitha me sukses të plotë!

📥Për më tepër informacion mund të na shkruani në inbox ose të na kontaktoni në numrat e telefonit:
📲+355 682053180 / +355 42390500
📍Adresa: Rruga Vidhe Gjata 16, Tiranë
🌐www.salus.al