Kanceri i laringut

⚠️Kanceri i laringut është më i shpeshti ne tumoret e regjionit koke-qafe, ze 40% të tyre. Në dekadat e fundit është vënë re një rritje e shpeshtësisë së tij në vendet e industrializuara ku kjo shifer arrin 6-8%.

❌Faktorët e riskut për kancerin e laringut:
1. Duhani
2. Alkooli
3. Predispozicioni gjenetik
4. Infeksionet virale
5. Refluksi gastroezofageal
6. Sindromi Plummer – Vinson ( displazia sideropenike me gastrit atrofik, aklorhidri dhe glosit)
7. Rrezatimi jonizues
8. Faktorë të ambjentit dhe të punës
9. Kushte të caktuara anatomike

❗️Përhapja e kancerit të laringut ndjek një model të parashikueshëm. Ajo ndikohet nga faktorë të tillë si: prezenca e barrierave anatomike (perikondriumi dhe kartilagoja) ; densiteti i enëve të gjakut dhe enëve limfatike.
1. Tumoret supraglotike
Vendosen në regjionin që kufizohet sipër nga buza e lirë e epiglotit; poshtë nga kordat vokale të rreme dhe ventrikuli laringeal; lateralisht nga plikat ariepiglotike. Janë tumore me tendencë për t’u përhapur lokalisht.

2. Tumoret glotike
Janë ato tumore që përfshijnë kordat vokale të vërteta, kufiri i poshtëm i këtij regjioni është 10 mm poshte buzës së lirë të kordave vokale, kufiri i përparëm është komisura anteriore ndërsa si kufi i pasëm merren proçeset vokale të kartilagove aritenoide. E veçanta e kordave vokale është që kanë një rrjet limfatik shumë të varfër çka bën që tumoret e vendosura në to të mos përhapen me rrugë limfatike deri në momentin që të shtrihen përtej kordave vokale në një zonë më të pasur me enë limfatike.

3. Tumoret subglotike
Regjioni subglotik fillon 10 mm poshtë kordave vokale dhe shkon deri në kufirin e poshtëm të kartilagos krikoidea. Tumoret që fillojnë ketu janë të rrallë përbëjnë vetem 1% të tumoreve të laringut. Kanë tendencë të përhapen poshtë në nivelet e sipërme të trakesë dhe anteriorisht përmes membranës krikotiroidea në strukturat e afërta të qafës.

4. Tumoret transglotike
Ky term përdoret për tumoret që përfshijnë struktura:
– të regjionit supraglotik dhe glotik
– që fillojnë në kordat vokale dhe shtrihen mbi 10 mm poshtë tyre në regjionin subglotik
– që përfshijnë të tre regjionet e laringut

5. Tumoret hipofaringealë të sipërm
Ketu përfshihen tumoret që shtrihen në sipërfaqen linguale të epiglotit, valekulat dhe bazën e gjuhës.

6. Tumoret hipofaringealë të poshtëm. Ketu bëjnë pjesë:
-tumoret e murit hipofaringeal të pasëm
-tumoret e sinusit piriform të vendosura në regjionin e kufizuar sipër nga plikat glosoepiglotike, poshtë nga apeksi i sinusit piriform, medialisht plikat ariepiglotike, lateralisht nga lamina tiroidea.
-tumoret postkrikoide e marrin origjinen nga mukoza mbi lamina krikoidea posterior dhe kufizohen sipër nga aritenoidet dhe poshtë nga hyrja e ezofagut.

✅Për vizita apo ndërhyrje me kirurget ORL më të mirë italianë kontakto 0682053180 / www.salus.al
.

Shpërndaje:

Abonohu

Për të marr me email artikuj të ngjashëm