Kanceri i zorrës së trashë është lloji më i zakonshëm i kancerit gastrointestinal. Ky është një proces i sëmundjes multifaktoriale, me etiologji që përfshin faktorët gjenetikë, ekspozimet mjedisore (duke përfshirë dietën) dhe kushtet inflamatore të traktit digjestiv.
Simptomat e kancerit kolorektal janë zakonisht të shoqëruara me tumore relativisht të mëdhenj dhe/ose sëmundje të avancuar, dhe janë në përgjithësi jospecifike.
Shumica e simptomave janë:
-ndryshime në tranzitin e zorrës,
-dhimbje abdominale e gjeneralizuar ose e lokalizuar,
-rënie në peshë pa shkaqe të tjera,
-dobësi,
-defiçit në hekur dhe anemi
Kanceri i zorrës së trashë është i parandalueshëm, i trajtueshëm dhe i shërueshëm nëse diagnostikohet në kohë!
✅Në Spitalin Salus kryhet kirurgjia e kancerit të kolonit nga mjekët kirurgë Dritan Rovica dhe Fabjan Mustafaj.
Nëse keni simptomat e mësipërme drejtohuni menjëherë mjekut kirurg për të kryer diagnostikimet e duhura!
☎️Kontakto Spitalin Salus në 068053180 / www.salus.al