‘’Java e Shëndetit të meshkujve 10-16 Qershor’’

‘’Java e Shëndetit të meshkujve 10-16 Qershor’’

Ndryshimi i perceptimit të meshkujve për më shumë kontrolle mjekësore dhe kujdes më të lartë ndaj shëndetit janë objektivat kryesorë të javës sensibilizuese të ‘’Mbrojtjes së Shëndetit të Meshkujve’’.

86% e shkaqeve të patologjive tek meshkujt i atribuohen sëmundjeve jo të transmetueshme. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, shkaktarët me numrin më të madh janë sëmundjet kardiovaskulare, tumoret, diabeti dhe sëmundjet e mushkërive. Traumat fizike janë shkaku i dytë kryesor i vdekjes së parakohshme midis meshkujve.


▶️Krahasuar me femrat, meshkujt kanë tendencën të kryejnë më pak kontrolle mjekësore. Meshkujt në përgjithësi demonstrojnë praktika jo të shëndetshme të pirjes së duhanit, zakone ushqimore jo të shëndetshme, nivele më të larta të konsumit të alkoolit dhe shkallë më të lartë të traumave fizike sesa femrat. Përmirësimi i shëndetit dhe mirëqenies së meshkujve dhe femrave janë objektiva plotësuese që trajtohen në kuadrin e barazisë gjinore.


▶️Kontrollohu dhe Parandalo!


Spitali Salus ndodhet në rrugën Vi
dhe Gjata 16, në Autostradën Tiranë-Durrës, Kashar-Mëzëz


Po ashtu mund të kryeni vizita dhe kontrolle në ambulatorin Salus në Qendër të Tiranës, në rrugën Qemal Stafa, pranë shkollës Fan Noli, tek 9-Katëshet


Kontakto: +355682053180 / info@salus.al / www.salus.al


Salus, spitali yt!